Makina përplas për vdekje këmbësorin në autostradë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në autostradën Durrës-Tiranë. Sipas burimeve të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i Yrshekut, dhe drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, me inicialet  A.Ç., ka aksidentuar këmbësorin me inicialet F.D., 55 vjeç. I aksidentuari është dërguar me ambulancë për në Spitalin e Traumës, por ka ndërruar jetë rrugës për pasojë të plagëve të marra. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Shërbimet e Komisariatit Rajonal Rrugor Tiranë.
Ndërkohë, një punëtor është aksidentuar gjatë punës, në një firmë të prodhimit të gëlqeres në fshatin Leshnjë të Korçës. Në pranga ka rënë Andon Ropi, 50 vjeç, pronari i firmës, pasi akuzohet për veprën penale: “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Sipas burime të policisë arrestimi u bë ditën e djeshme, pasi punëtori me inicialet N.I, 34 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, gjatë kohës në grumbullimin e gurëve për prodhimin e gëlqeres, është aksidentuar me një gur në kokë. Pas marrjes të ndihmës  mjekësore në Spitalin e Korçës, 34-vjeçari u transportua në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Artikulli paraprakGrabitja e dyqanit të internetit në Tiranë, autori ende i lirë
Artikulli tjetër7 milionë euro në vit nga koncesioni i laboratorëve