Nuk është nevoja të hiqni bukën nga dieta juaj për të rënë në peshë! Ja disa prej gabimeve që duhet të shmangni

Zakonisht na sugjerohet që të eliminojmë bukën nga dieta jonë ushqimore në mënyrë që të kemi rënie të peshës, por ekspertët shprehen kundër kësaj mase.

Dietologët thonë se të qenurit të privuar nga karbohidratet e bukës, thjesht sa shton dëshirën e konsumit të saj, sidomos pasi karbohidratet thjesht e bëjnë vaktin më të shijshëm.

Ndaj nuk është e nevojshme t’i harrojmë shijen e bukës për të zhdukur kilogramët e tepërt! Më poshtë renditen disa prej gabimeve që ne bëjmë kur ndodhemi në dietë.

Përzgjedhja e një buke me mungesë fibrash. Kujtojmë se fibrat janë ato çka na nevojiten për tretjen e ushqimit, balancimin e sheqerit në gjak dhe djegien e yndyrës.
Buka është e mbushur me sheqer të shtuar, bën që të rritet niveli i sheqerit në gjak në mënyrë të papritur, e menjëherë pasi kemi konsumuar vaktin, e gjejmë veten më të uritur.
Përzgjedhja e bukës së rafinuar në vend të asaj me drithëra integrale. Buka e bardhë e variantet e tjera të rafinuara kanë mungesë fibrash, duke bërë që të shtohet oreksi.
Mos kombinimi i bukës me yndyra të shëndetshme, si për shembull bukë me pulë, ton, vezë, humus, avokado apo vaji i ullirit janë ndër më të sugjerueshmet, në mënyrë që të ndiheni të ngopur e të arrini të humbisni peshë.
Konsumi i bukës me ushqime të pasura e karbohidrate të tjera, si për shembull patatet, është një ndër gabimet që bëjmë me shpesh, pasi kështu hedhim poshtë të gjitha përpjekjet për të humbur peshë.

Artikulli paraprakAnalizë për situatën/ “E dështuar apo e shitur”
Artikulli tjetërTriumfi madhështor i Spanjës, trajneri De la Fuente: Uilliams dhe Jamal të mrekullueshëm, ju tregoj virtytin e kësaj skuadre