Siguria e pasigurt ushqimore/ Një rast për të reflektuar për shumë probleme!

Nga Mentor Kikia

Autoritetet kroate bllokuan nje sasi specash prodhim shqiptar, pasi rezultoi me permbajtje te nje pesticidi me shume se norma e lejuar (nga 0,01 qe duhet, ne 0.04). Kjo ekspozon disa probleme:

Se pari, rreziku per ne qe konsumojme produktet tona. Kush i kontrollon ato? Askush!

Thjesht speca, domate, kastraveca, shalqi, molle, pjeshke etj, vilen ne sera e fusha dhe perfundojne direkt ne treg. Pra nuk e dime se cfare hame.

Se dyti, kjo eshte nje anti-reklame e madhe per produktet tona. Bujqesia jone nuk promovohet duke bere fotografi per Facebook e Instagram neper sera, dhe as nga blogerat dhe show-gazetaret, qe provojne gjizen me gisht dhe thone qe eshte e mrekullueshme dhe BIO. Ajo promovohet se pari duke krijuar standardet e sigurise, si per konsumatorin vendas ashtu dhe per tregjet e huaja.

Se treti, kesaj partie malli i ishin bere analizat ne Shqiperi nga eksportuesi dhe kishin rezultuar brenda parametrave. Ndersa ne Kroaci dolen te pa pranueshme.

specat ok 1296x700 1

Cfare ka ndodhur?

Cfare sigurie kane laboratoret private ne Shqiperi qe certifikojne produktet ushqimore?

Perse analizat e kontrollit ushqimor nuk iu besohen institucioneve publike shkencore sic jane Universiteti Bujqesor apo Fakulteti i Shkencave te Natyres ne UT, qe disponojne laboratore bio-kimike, apo mund te investojne ne kete drejtim.

Jane shume me serioze e te besueshem keto institucione sesa kompanite private, per te cilat paraja vlen me shume se shkenca.

Per kete arsye, autoritetet vendase duhet te gjurmojne partine e mallit per te kuptuar se cfare ka ndodhur dhe pse ka ndodhur.

Cfare nuk shkoi ne laboratorin shqiptar dhe cfare ka ndodhur ne fermen ku u prodhuan keto produkte?

S’duhet te kaloje kjo me komentet-gjyqe popullore ndaj fermereve “mire t’u behet qe ua bllokojne, vete e kane fajin”.

Tregu i pesticideve dhe produkteve te mjeksise veterinare eshte shume “fleksibel” per lejuar abuzimin, dhe ne fund e pesojme ne si konsumatore, e peson ekonomia jone.

Artikulli paraprak“Amerika të bashkohet”- Trump reagon për herë të tretë pas atentatit ndaj tij
Artikulli tjetërAlarmi i rënies së popullsisë, si pritet të ndikohet ekonomia