Problemi i PD-së dhe Sali Berishës sipas juristit Kreshnik Spahiu nuk është me SPAK dhe Altin Dumanin, por me Uashingtonin që ndihmon Prokurorinë.
”Publiku duhet të kuptoj që opozita nuk e ka problemin me SPAK, por me Uashingtonin që asiston projektet e Prokurorisë Speciale.
Këta prokurorë aty kanë qenë. Kur u shpall non grata, dosjet për Berishën u hapën. PD dhe lideri i saj e dinë që e keqja nuk i vjen nga Dumani, SPAK, janë koshient pavarësisht se nuk e tregojnë.
Nuk shkojnë të rrahin ambasadorin amerikan apo sekretarin e shtetit. Edhe ai debati politik është shterp”, u shpreh Spahiu në Report Tv.