Gjashtë personat që u gjetën të vdekur në një suitë hoteli luksoz në Tajlandë u helmuan nga pijet e mbushura me cianid, tha policia.
Policia dyshon se një viktimat qëndronte pas helmimit dhe dyshohet se ka ndërmarrë aktin për shkak të borxheve që kishte.
Ata u gjetën nga punonjësit e hotelit Grand Hyatt Erawan në kryeqytetin tajlandez Bangkok të martën. Dyshohet se kishin ndërruar jetë 24 orë para se të gjendeshin në dhomën e hotelit të vdekur.
2 nga 6 të vdekurit i kishin dhënë borxh dhjetëra milionë Thai Baht, një prej viktimave për qëllime investimi, thanë autoritetet. Dhjetë milionë baht janë me vlerë rreth 280.000 dollarë.
Misteri mbuloi ngjarjen, por tani po shfaqet një pamje më e qartë e asaj që mund të ketë ndodhur.
Në një konferencë për shtyp të mërkurën, zëvendës shefi i policisë së Bangkok, Noppassin Poonsawat tha se grupi kishin rezervuar 5 dhoma, katër në katin e shtatë dhe një në katin e pestë.
Të hënën, grupi kishin shkuar të gjithë në dhomën në katin e pestë. Dy nga viktimat, Sherine Chong, 56 vjeçe dhe Dang Hung Van, 55 vjeç, kanë edhe nënshtetësi amerikanë.
Katër të tjerët ishin shtetasit vietnamezë Thi Nguyen Phuong, 46 vjeçe, burri i saj Hong Pham Thanh, 49 vjeç, Thi Nguyen Phuong Lan, 47 vjeç dhe Dinh Tran Phu, 37 vjeç.
Grupi porositi ushqim dhe çaj, që iu dërgua në dhomë rreth orës lokale 14:00 dhe u mor nga zonja Chong.
Sipas zv/shefit të policisë, kamarier i ofroi t’i bënte çaj, por zonja Chong e refuzoi këtë. Kamarieri kujtoi se ajo “fliste shumë pak dhe ishte dukshëm nën stres”, thanë autoritetet.
Kamerieri u largua nga dhoma dhe askush tjetër s’ka hyrë brenda përveç viktimave. Policia deklaroi se nuk kishte shenja sherri apo grabitje. Ndërsa më vonë gjeti gjurmë cianidi në të gjashtë filxhanat e çajit.
Të afërmit e marrë në pyetje nga policia thanë se çifti, Thi Nguyen Phuong dhe Hong Pham Thanh, zotëronin një biznes ndërtimi dhe i kishin dhënë para zonjës Chong për të investuar në një projekt për ndërtimin e një spitali në Japoni.
Policia dyshon se Dinh, një grimer me bazë në Da Nang, Vietnam, ishte “mashtruar” për të bërë investimin.
Nëna e Dinh tha për BBC se i biri kishte udhëtuar në Tajlandë të premten dhe kishte telefonuar në shtëpi të dielën duke u thënë që duhej të zgjaste qëndrimin e tij. Kjo ishte telefonata e tyre e fundit.