U “martuan” pak kohë më parë/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e çiftit të lesbikeve që kërkuan regjistrimin e dy fëmijëve me të drejta mëmësie të barabartë

Gjykata e Lartë ka rrezuar kërkesën e Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, çifti i lesbikeve që u martua pak kohë më parë në Bashkinë e Tiranës.

Ato kërkuan që t’i regjistronin dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta. Por pavarësisht kërkesës së tyre, Gjykata nuk e ka pranuar.

Gratë kishin paditur zyrën e gjendjes civile pranë njësisë administrative numër dy dhe i kërkuan gjykatës së lartë që ta detyrojë ti regjistrojë dy fëmijet.

Gjykata e Lartë tha se njësia administrative nuk mund të marrë një vendim që nuk bazohet në kodin e familjes.

Artikulli paraprakU gjetën të vdekur në suitë, zbardhet misteri! Viktimat u helmuan nga filxhanët e çajit me cianid, ja roli i biznesmenes
Artikulli tjetërEpopeja për liri!