Leonard Luzi u arrestua në Spanjë, nisin procedurat për ekstradim! Autoritetet shqiptar dërgojnë dosjen e SPAK

Një ditë pas lajmit se Leonard Luzi, organizatori i atentatit të dështuar ndaj Inez Hajrullës dhe Ervis Matodoshajt u arrestua në Spanjë, autoritetet kanë nisur punën për ekstradimin e tij në Shqipëri.

 

Autoritetet shqiptare i kanë nisur atyre spanjolle dosjen e SPAK dhe dokumentacionet për ekstradimin e 47-vjeçarit Luzi.

Arrestimi

Pas rreth 1 viti nga atentati i planifikuar ndaj Inzez Hajrullës, porositësi dhe organizatori Leonard Luzi ka rënë në pranga. Luzi, 47 vjeç, është lokalizuar në Spanjë ku edhe është vënë në pranga.

SPAK e akuzon si porositësi i atentatit të planifikuar ndaj Hajrullës dhe Ervis Matodashajt në gusht 2023. GJKKO ka caktuar ndaj tij masën “Arrest në burg” për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

“Si rezultat i operacionit të koduar “Rekrutuesi”, arrestohet në Spanjë, një 47- vjeçar që akuzohet nga GjKKO-ja se rreth 1 vit më parë, në Vlorë, kishte organizuar vrasjen e 2 shtetasve (krim i parandaluar si rezultat i ndërhyrjes së Policisë). Në bazë të informacionit nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të menjëhershëm të tij, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, për sigurim kushtesh/ mjetesh për të kryer vrasje, u finalizua operacioni policor i koduar ‘Rekrutuesi’. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në Spanjë, shtetasi Leonard Luzi, 47 vjeç, i lindur në Vlorë”, – njofton policia.

47-vjeçari akuzohet se më datë 08.08.2023 kishte organizuar vrasjen e shtetasve Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës, por ky krim u parandalua nga policia, pasi arrestoi në gusht 2023 Amarildo Nikollin me pistoletë gati për qitje. 6 muaj pas arrestimit të Nikollit, u zbardh që objektiv i atentatit të këtij grupi kriminal kishte qenë i ‘forti’ i Vlorës, Inez Hajrulla. Për atentatin ndaj Hajrullës, më herët ka rënë në pranga Muharem Koroveshi, Amarildo Nikolli dhe Leonard Luzi që u kap sot.

Në kërkim rezulton ende Erio Zejno. Luzi kishte planifikuar atentatin për hakmarrje për vrasjen e kushëririt të tij, Erigert Ferik (Zejno) në 2013. Një nga personat e dyshuar ai autor ka qenë edhe Ervis Matodashaj, mirëpo një vit më vonë gjykata vendosi pushimin e hetimeve për mungesë të provave ndaj tij

Artikulli paraprakFree Kejvina’s Audi…
Artikulli tjetërRënia e sistemeve pas përditësimit të softuerit nga “CrowdStrike”! Harta me vendet “back out”, numri më i lartë i ndërprerjeve në Evropë, SHBA dhe Australi