Gjykata e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm zbardhi këtë të premte vendimin e arsyetuar për vulën e Partisë Demokratike.
Një vendim i tillë, erdhi vetëm dy ditë pasi kreu i PD Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, i kërkoi kësaj gjykate zbardhje të menjëhershme të vendimit, ose do t’i drejtoheshin KLGJ dhe SPAK për këtë anomali proceduriale, duke qenë se u tejkaluan afatet e zbardhjes së vendimit të apelit.
Vendimi prej 35 faqësh arsyeton pse vula e PD, pas një sage gjyqësore 2-vjeçare kaloi nga Lulzim Basha te Sali Berisha.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Gjykata e Apelit nuk i ka dhënë përgjigje vendimit të arstetuar të Gjykatës së Lartë e cila i kërkonte Apelit t’i shkonte dhe ta trajtonte në themel çështjen e vulës dhe logës së PD, gjë që edhe kjo trupë gjykuese nuk e bëri, çka la në fuqi as më shumë dhe as më çak vetëm se vendimin e Zhukrit.
Pas zbardhjes së vendimit të Apelit, Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë dhe Lulzim Bashës i hapet rruga për rekurs në Gjykatën e Lartë, duke qenë se vendimi i Apelit është në shkelje të hapur me arsyetimin e kësaj gjykate.