Nga Mirela Karabina
Sot Lulzim Basha është politikani më i sulmuar në këto 34 vite.
Por qajsa e tij ndaj këtij moçali politik, bën diferencën.
Fisnik dhe i mirëedukuar, i matur dhe i qartë, me argument dhe ide, me program ambicioz për qytetarët dhe me një një mison të madh, Luzim Basha është në krye të Demoktarëve Euroatlantikë, të alternativës më të mirë e të pastër për shqiptarët, përmes një politikëbërje ndryshe.
Ai ka një mision, por jo për vete!
Por për qindra e mijëra demokratë që i udhëhoqi për 11 vite në opozitë, për familjet e tyre dhe shqiptarët kudo janë, për Shqipërinë por dhe për Kosovën, pasi si nip i saj ka dashurinë e madhe për gjysmën tjetër të familjes së tij.
Lulzim Basha ka zgjedhur të shkojë derë më derë tek demokratët e partisë dhe jo vetëm, te qytetarët që duan ndryshimin, i dëgjon ata, disktuton e i qartëson dhe shpalos rrugën më të mirë të zgjidhjes përmes programit ambicioz “Shqipëria meriton më shumë”.
Zbatimi i ligjit, respekti ndaj së drejtës dhe autoritetit institucional, janë parime që shpalosen te lidershipi i Lulzim Bashës.
Betejat politike fitohen përmes akteve konkrete. Ndaj fjalët e shumta janë fukarallëk, thotë populli. Në vend të tyre duhet punë, dhe fort madje.
Pasi një formacion politik që synon qeverisjen këtë duhet të bëj, të shkojë atje, te njerëzit, larg megallomanisë, patetizmave apo mediokritetit, por të pëballet me atë që njërëzit duan.
Balta e hedhur dhe investimi për ta luftuar Z. Basha, është i pa imagjinueshëm.
E kujt ia merrte mendja që Edi Rama do të shkontë deri në FBI-në amerikane dhe të korruptone ish agjentin McGonigal, me qëllim që të pengonte Lulzim Bashën dhe PD për të qeverisur vendin?!
E kush e besonte që Rama do të arrinte deri aty sa të grabiste vulën e PD-së?!
E vërteta zhytet por nuk mbytet!
Ҫdo denoncim e kallëzim dërguar në SPAK nga Demokratët Euroatlanikë nën drejtimin e Kryetarit Basha, ndaj së keqes së madhe që ka kapluar vendin, korrupsionin, po rezultojnë të vërteta.
Koha, si aleati më i mirë, është duke punuar për shqiptarët.
Dhe programi ynë ambicioz “Shqipëria meriton më shumë” do ta shtrojë këtë rrugë.
Ky është dhe misioni prej europiani i Lulzim Bashës.
Sepse shqiptarët meritojnë të mendojnë, të punojnë dhe të jetojnë si perëndimorë.
Shqiptarët meritojnë më shumë.
Shqipëria meriton më shumë.