Familja e Joe Biden fillon të diskutojë planin për tërheqjen e tij nga gara presidenciale? Ja çfarë thonë mediat amerikane dhe pretendimet e Shtëpisë së Bardhë

Familja e Presidentit Joe Biden, thuhet se ka filluar të hartojë një plan të mundshëm tërheqjeje nga gara presidenciale e vitit 2024 të presidentit.

Sipas burimeve të NBC News, familja e presidentit është fokusuar tek shqetësimet e shëndetit të tij dhe si mund të ndikojnë në stabilitetin e vendit.

Thuhet se diskutimet në familjen presidenciale janë fokusuar po ashtu edhe në pasojat që do të sjellë kjo tërheqje nga gara dhe vendosjen e një kandidati të ri demokrat përballë Trump.

“Perspektiva e shqyrtimit të largimit të Biden, e aq më pak që familja e tij po përgatit një plan të mundshëm, është një zhvillim i jashtëzakonshëm që vjen pasi ai ka thënë vazhdimisht se nuk do të heqë dorë nga pozicioni i tij si kandidati i supozuar i partisë”, raporton NBC News.

Por pavarësisht këtyre deklaratave, Shtëpia e Bardhë ka mohuar plotësisht diçka të tillë, duke u shprehur se Biden do të vijojë të jetë në garë.

“Kjo nuk ka ndodhur” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates. “Individët që bëjnë këto pretendime nuk po flasin për familjen ose ekipin e tij, dhe do të provohet se kanë gabuar”.

Publikisht, edhe vetë Biden ka thënë se do qëndrojë në garë dhe se beson se është kandidati më i fortë kundër Trump.

Në emisionin “Morning Joe” të MSNBC, menaxherja e fushatës së Bidenit, Jen O’Malley Dillon pranoi se fushata ka pasur disa probleme, por duke theksuar se ishte diçka e përkohshme dhe këmbënguli se Biden është absolutisht ende në garë.

Artikulli paraprak“Mbresëlënës në sulm dhe mbrojtje”, klubi i Guangju nuk ndal elozhet për Asanin dhe e bllokon deri në dhjetor 2025
Artikulli tjetërKulla në Shkodër, Sokoli: Shkatërrohet identiteti urban i qendrës historike