Bizneset në Thumanë njoftojnë protestë: Autostrada po na falimenton!

Një protestë është planifikuar të mbahet të mërkurën e javës së ardhshme në orën 18:00 në rrethrrotullimin e Thumanës.

Qytetarë dhe biznese të zonës së Thumanës, Borizanës, Dervenit, dhe Fushë –Krujës lajmëruan protestë masive kundër vendimit të qeverisë për të bllokuar hyrjet dhe daljet në autostradën e ndërtuar Thumanë-Kashar vendim i cili ka bërë që qindra biznese të falimentojnë.

Kjo nuk është protesta e parë e bërë nga banorët dhe bizneset e zonës që qeveria të lejojë hyrje dhe dalje në autostradë pasi të gjithë bizneset kanë falimentuar.

Artikulli paraprakVOA: Shqipëria nuk ka kapacitete dhe mjete për të shuar flakët
Artikulli tjetërArbitrazhet, totali i detyrimeve për t’u paguar në fund të 2023 arriti në 183.2 milionë euro