Stuhia shkatërroi serat në Berat/ Basha apel Ministrisë së Bujqësisë: Nisni menjëherë raportin e dëmeve dhe kompensoni fermerët

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka shpërndarë një video në facebook nga dëmet që ka shkaktuar stuhia e djeshme në sera dhe të mbjella në qarkun e Beratit. Ai shkruan se dëmet nga fatkeqësitë natyrore që përsëriten çdo vit, ndërsa ndihma është zero.

Basha i bën apel Ministrisë së Buqësisë që në këto orë kritike të nisë menjëherë një raportim të dëmeve dhe të shqyrtojë të gjitha mundësitë për të kompensuar dëmet e pësuara nga fermerët.

Postimi i plotë i Bashës:

Këto janë orë të vështira për fermerët e Qarkut të Beratit, pasi stuhia e djeshme shkaktoi dëme të konsiderueshme në serat e tyre, me pasoja të rënda edhe për të mbjellat, që janë fryt i punës dhe sakrificës së mijëra familjeve fermere.

Dëmet nga fatkeqësitë natyrore përsëriten çdo vit, ndërsa ndihma është zero.

Bujqësia jep 20% të prodhimit të brendshëm, por fermerët janë pa rrugëzgjidhje, në mëshirë të fatit, sepse prioriteti i qeverisë Rama është korrupsioni, që ka arritur deri në grabitjen e fondeve të BE-së për fermerët.

Në këto orë kritike, apeli im urgjent është për Ministrinë e Bujqësisë, e cila ka për detyrë të nisë menjëherë një raportim të dëmeve dhe të shqyrtojë të gjitha mundësitë për të kompensuar dëmet e pësuara nga fermerët.

Artikulli paraprakAGONIA, FAZA E FUNDIT E MBYLLJES SË CIKLIT
Artikulli tjetërPse të gjithë të korruptuarit sulmojnë Dumanin e SPAK-ut?