‘’Pse më sheh gruan!”- Si nisi sherri me një të plagosur në Tale, Policia: U konfliktuan për motive xhelozie. Ja si është gjendja e të lënduarit

Detaje të reja janë bërë të njohura lidhur me ngjarjen e regjistruar në zonën e Tales, ku nga një konflikt i çastit mbeti i plagosur një person.

 

Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 13:30 në Tale, kur dy shtetas janë konfliktuar për motive xhelozie.

 “Pse më sheh gruan’’, raportohet se ka qenë fjalia e cila nisi dhe konfliktin mes të plagosurit dhe autorit të ngjarjes.

Sipas bluve, ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale A.M., banues në Zejman, i cili është dërguar në spital, ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në një zonë  larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se  pas një konflikti  për motive të dobta mes dy shtetasve,(motive xhelozie) ka mbetur i plagosur  me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën shtetasi  A.M, banues ne Zejmen Lezhë.

Autori i ngjarjes pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për kapjen e  autorit I cili është i identifikuar nga ana e Policisë.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje  celularin e autorit të dyshuar dhe prova të tjera që do ti shërbejnë hetimit për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Për shkak të rrethanave të hetimit nuk jepen të dhena të tjera.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit  po vijon veprimet hetimore  për sqarimin e rrethanve dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Artikulli paraprakTë nxehtit përvëlues po i vjen fundi/ Ekspertët parashikojnë datën e përfundimit dhe stuhitë që mund të pasojnë
Artikulli tjetërDëshmia tronditëse e ish të dënuarit: Në birucat e Repsit, më erdhi komandanti i kampit, babai i të cilit, kishte torturuar priftin e famullisë së tij dhe pasi e kishte copëtuar trupin…