New York Post: Shërbimi Sekret e pranon, kishte refuzuar sigurinë shtesë për Donald Trump

Zyrtarët e Shërbimit Sekret refuzuan vazhdimisht kërkesën e Donald Trump për siguri shtesë para se të ndodhte atentati i fundjavës së kaluar, shkruan  The Post.

 

Ish-presidenti, 78 vjeç, kërkoi më shumë agjentë në ngjarjet e mëdha publike si dhe snajperë shtesë për ambiente në natyrë, thanë katër burime për The Washington Post.

Çdo kërkesë u rrëzua nga zyrtarë të lartë të cilët pretenduan se agjencisë i mungonin burimet që Trump po kërkonte, raportoi gazeta.

Agjentët e Shërbimit Sekret, së bashku me zbatimin e ligjit vendas, ishin përgjegjës për sigurimin e tubimit kur 20-vjeçar Matthew Thomas Crooks hapi zjarr në mitingun në natyrë të kandidatit republikan presidencial në Pensilvani të shtunën e kaluar.

Crooks ishte shtrirë në një çati vetëm 130 metra larg nga Trump, kur qëlloi me armë duke plagosur në vesh Donald Trump, ndërsa i vrarë mbeti një qytetar që merrte pjesë në tubim.

Anthony Guglielmi, një zëdhënës i Shërbimit Sekret, pranoi për The Washington Post se agjencia kishte mohuar kërkesën e Trump për siguri shtesë, por pretendoi se kishte mësuar për informacionin e ri vetëm pas tragjedisë.

Guglielmi tha për The Post se kishte “disa raste kur njësi ose burime specifike të specializuara të Shërbimit Sekret nuk u siguruan”, por se agjencia në vend të kësaj përdorte partnerë shtetërorë ose lokalë për të shtuar mbrojtje.

Artikulli paraprakÇfarë të konsumoni gjatë valës së të nxehtit, kujdesi që ju duhet
Artikulli tjetër‘Në kohën dhe vendin e gabuar’, atentatet mafioze që u morën jetën të pafajshmëve