Arrihet akordi, Junajtid rrëmben edhe mesfushorin e PSG-së

Rekordmenët e Anglisë Mançester Junajtid thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me Manuel Ugarte të PSG-së.

Raportimi vjen nga gazetari italian, Fabricio Romano, i cili pretendon se uruguaiani është në prag të bashkimit me “Djajtë e Kuq”. Ai shkroi në “X”:

“Mançester Junajtid ka rënë dakord për kushtet personale me Manuel Ugarte. Të diskutuara kushtet e kontratës, lojtari i etur për të kaluar te anglezët edhe pse pa prezencën në Champions”.

Artikulli paraprakSa zgjat helmimi nga ushqimi? Ja shenjat e para që duhet të dini dhe të mos i neglizhoni
Artikulli tjetër“Do bëj gjithçka për të fituar”- Biden shprehu mbështetjen e tij për kandidaturën e saj në zgjedhje, Kamala Harris: Jam e nderuar që kam miratimin e Presidentit