Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës. Ajo është parë në ambientet e brendshme të gjykatës, e shoqëruar nga avokatja e saj Endira Bushati.
Nuk dihet ende arsyeja se përse këngëtarja, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vendosur të paraqitet në gjykatën e Tiranës.
Lajmi ka ngjallur kureshtje të madhe, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë e ka sjellë këngëtaren e famshme në këtë institucion gjyqësor.