Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ngritur nivelin e kontrollit për ngarkesat me produktet e shpezëve nga Brazili.
Ngritja e këtij niveli ka ardhur si rezultat i një njoftimi të lëshuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Blegtorisë në Brazil, për disa shtete në mesin e të cilave ndodhet edhe Kosova.
“Pas njoftimit të lëshuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Blegtorisë (Mapa) në Brazil për disa shtete ne mesin e tyre njofton edhe Republikën e Kosovës, për suspendimin e përkohshëm të certifikimit për eksportet e mishit të shpendëve dhe produkteve të tij. Pasi është konfirmuar shpërthimi i sëmundjes së Newcastle (NCD) në komunën e Anta Gorda, në Rio Grande do Sul. AUV menjëherë ka urdhëruar ngritjen e masave të kontrollit për të gjitha ngarkesat qe vijnë nga Brazili. Ku përfshihet kontroll i detajuar i secilës ngarkesë. Për verifikim të hollësishëm për të siguruar që ngarkesa është në përputhje me rregullat ligjore qe përjashtojnë çdo dyshim rreziku pas situatës se re te krijuar nga shpërthimi i sëmundjes NEW CASTLE”, thuhet në njoftim.
AUV shton se njoftimi i autoritetit shtetëror të Brazilit përfshin dhe njeh entitetin e shtetit të Republikës se Kosovës.
“Në zbatim të rregullave ndërkombëtare për tregtimin e shpendëve dhe produkteve të tyre i cili garanton transparencë ndaj vendeve që importojnë produktet e tyre. Certifikimi i eksporteve është një marrëveshje dypalëshe midis vendeve dhe autoriteti Brazilian pezullon Certifikatën Ndërkombëtare të Shëndetit në mënyrë që të përmbushë garancitë dhe kërkesat për siguri të produkteve. Në mesin e produkteve janë mishi i shpendëve i freskët, i ftohtë ose i ngrirë i cili tregtohen në vendet e rajon ku përfshihet edhe Kosova. Ne zbatim të procedurave dhe rregullave ligjore masatë e nivelit të kontrollit do të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare të tregtimit të produkteve ushqimore për menaxhim bazuar në situatë”.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë shton se në bashkëpunim dhe koordinim me agjencitë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, Policinë e Kosovës dhe Doganat e Kosovës, në kapacitet të plotë do të ekzekutojnë masat sipas urdhrit njoftues, për parandalim të hyrjes së ngarkesave nga zonat e prekura me sëmundjen e “Newcastle”.
“Kjo sëmundje është një infeksion i shpendëve shtëpiake dhe specieve të tjera të shpendëve me virusin virulent të sëmundjes Newcastle (NDV). Nuk është shqetësuese për sigurinë ushqimore apo shëndetin publik. Qytetarët si konsumatorë nuk kanë nevojë për shqetësim. Sëmundja është e karakterit social-ekonomik e cila rrezikon vetëm sektorin e fermave të shpeztarisë”.
Gjatë ditës së premte është raportuar se Ministria e Bujqësisë dhe Blegtorisë në Brazil e ka suspenduar eksportin e mishit të shpezëve dhe produkteve të tij, pasi ka konfirmuar shpërthimin e një virusi.
Sipas ministrisë braziliane, suspendimi i eksportit të mishit të shpezëve prek 44 shtete, e që në mesin e tyre është edhe Kosova bashkë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut.
“Në zbatim të rregullave ndërkombëtare për tregimin e shpendëve dhe produkteve të tyre, pezullimi i certifikimit të përkohshëm kryhet nga Brazili, për të garantuar transparencën e shërbimit zyrtar brazilian, ndaj vendeve që importojnë produktet. Në këtë mënyrë, pezullimet lidhen me zonën ose rajonin me pengesë certifikimi, që varion nga pezullimi për të paktën 21 ditë”./ Monitor.al