Çelsi e bën zyrtare, merr Brojën në SHBA, por lë jashtë emra të njohur të skuadrës londineze

Armando Broja do të udhëtojë me Çelsin drejt SHBA për turin përgatitor që po zhvillon klubi atje, Kjo është bërë zyrtare në darkë nga klubi londinez para nisjes drejt SHBA ku ekipi do të përgatitet për sezonin e ri dhe do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.

Vendimi në fjalë është i rëndësishëm pasi mund të hapë përsëri skenarin e qëndrimit të Brojës në klubin londinez nën urdhrat e trajnerit Enco Mareska, ndonëse lojtari kërkon një klub ku të luajë me rregullsi.

Ndonëse Broja cilësohet në shtije, klubi ka vendosur që ta marrë me vete në SHBA, ndërsa nuk ka bërë të njëjtën gjë me futbollistë si Kazadei, Fofana, Çalobah e Petroviç, të cilët janë lënë në Londër në pritje të transferimit në një skuadër tjetër.

https://twitter.com/i/status/1815486950549127559

Artikulli paraprakTë mos pish ujë shkaku kryesor i sëmundjeve mbi të 50-tat, ja çfarë duhet të bëni
Artikulli tjetërBE-ja zhvendos takimin e ministrave nga Budapesti në Bruksel/ Borrell: Qëndrimi i Orban duhet të përballet me disa pasoja