Zbardhen bisedat në “Sky”, Pëllumb Gjoka: Shif se ke kap një djalë me fara në Velipojë

Zv/drejtori i policisë Shkodër, Ardrit Hasanbegaj ka qënë tërësisht në ndikimin e biznesmenit nga Velipoja, Pëllumb Gjoka, të cilin e informonte në mënyrë dinamike për çdo gjë.

Në bisedat e zhvilluara në aplikacionin “Sky”, Gjoka dhe Hasanbegaj kanë një komunikim të ngjeshur me njëri-tjetrin, duke sjellë ndërhyrje të vazhdueshme nga Gjoka tek drejtuesi i policisë.

Në muajin Shkurt 2021, agjentët e anti-drogës kanë kapur në Velipojë një person me disa fara kanabisi dhe Pëllumb Gjoka, ka ndërhyrë në mënyrë që Ardrit Hasanbegaj ta ndihmonte.

Por personi ishte arrestuar dhe se Hasanbegaj i thotë se nuk ishte në Shkodër, që ta thëriste atë djalin e arrestuar në zyrë dhe ta porosite që të mos fliste, pasi e hante në bashkëpunim pstaj.

Nisur nga kjo situatë Pëllumb Gjoka i ka kërkuar që të ndërhynte tek oficerët, por Hasanbegaj i thotë se nuk i thotë dotë atyre ekselentave të Lleshit, pasi njoftojnë direkt Ardi Veliun.

Sipas asaj që tregohet në materialin që ka parë gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, del qartë se në 25 shkurt 2021, biznesmeni Pëllumb Gjoka, i shkruan në “Sky” zv/drejtorit të Policisë së Shkodrës Ardrit Hasanbegaj, se kanë kapur një djalë nga Velipoja me disa fara canabisi, pasi kishte filluar fushata e mbjelljes.

…si je vëlla? Keni kap një djalë nga Velipoja me do fara. Shife nëse ke mundësi ndonjë ndihmë, se filloi fushata…”.
Ndërsa Hasanbegaj i përgjigjet si vijon: ”…mirë vëlla po, tani më thanë. Nuk kam çi bëj vëlla, është arrestuar po ishalla nuk nxjer emra të tjerë…”.

Dhe Pëllumbi që ia kthen:”…Ishalla…”. Më tej Hasanbegaj i shkruan se është duke pyetur për të mësuar situatën, pasi nuk është në policinë e Shkodrës, që ti thoshte të arrestuarit të mos fliste se e hante bashkëpunimin.

…se po pysin, nuk jam aty që ti thoja mos folë se e ha bashkëpunimin. Ta merrja me vete të zyra ime…”-i thotë zv/drejtori Hasanbegaj. Ndërsa Pëllumbi ia kthen: ”…shif po pate ndonjë aty, se ai kalama është…”.

Kurse Hasanbegaj i shktuan se aty janë disa oficerë ekselenta të Lleshit, duke pasur parasysh ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshi, që kishte vetëm 2 muaj që ishte larguar nga posti i ministrit, pas ngjarjes së 8 dhjetorit 2020, ku mbeti i vrarë Klodian Rrasha në Laprakë.

…po ata aty, janë nga këta ekselentët e Lleshit, që njoftojnë direkt Ardi Veliun, po tu thuash…. Po ja do u them, lere se do pyes unë, mbase se kanë pyetur…”-i shkruan Hasanbegaj, biznesmenit Pëllumb Gjokës.

Pas 6 orëve nga zhvillimi i kësaj bisede, Pëllumb Gjoka sërisht i shkruan zv/drejtorit të policisë, Ardrit Hasanbegaj, duke e kujtuar si më poshtë vijon: ”…Vëlla foli gjë ai…se ata mendojnë që jeni ju…?”,duke nënkuptuar se njerëzit e personit të arrestuar dyshojnë se arrestimin e ka bërë zv/drejtori i Policisë Shkodër, Hasanbegaj.

Dhe Hasanbegaj ia kthen: “…jo jo nuk ka folë farë. Jo në dijeninë time. O vëlla ne nuk jemi, nuk di ça të them…S’kam shkuar janë në Tiranë…”.

Por Pëllumbi sërisht i shkruan: ”…as Tirana…?”.

Më tej Pëllumbi vijon duke i shkruar Hasanbegaj se: ”…Kusho, (e ka fjalën për Mir Brulin nga Velipoja i arrestuar së fundi tek dosja me 50 persona të arrestuar), po më thotë se i kanë ardhur letrat nga Mali i Zi…”. Me sa duket Mir Bruli ka pasur probleme me ligjin në Malin e Zi.

Dhe zv/drejtori i përgjigjet si më poshtë duke konfirmuar: ”…Po i kanë ardhur sotë, kur i paskan ardhur, unë kam qënë që të premten këndej…”.

Ndërkohë Pëllumbi vijon duke i shkruar se: ”…a mer ndonjë oficer nga Mali i Zi, në operacionin arrestimesh bashkë me ju këtu…? Shif nesër kur të shkosh…se ai më tha…”.

Kurse Hasanbegaj ia kthen:”…Po jo mo vëlla,ça lesh operacioni, veç po kanë ardhur këto dy ditë, po do mi kishin thënë. Mos ka ardhur në kufirin ai Malazezi?Se do mi kishin thënë…”.

Sërisht Pëllumbi i shkruan si më poshtë vijon:”…ok ok vëlla, shif nësër kur të shkosh…”.

Artikulli paraprakZbardhja e vendimit për vulën e PD, Basha: Sot depozitojmë rekursin në Gjykatën e Lartë. Do njoftohen KLGJ, ILD, SPAK dhe përfaqësitë diplomatike për këtë padrejtësi totale
Artikulli tjetërDisa burgosje