Dashamir Shehi publikon listën e 32 deputetëve opozitarë që kanë firmosr për listat e hapura: Qëndroni larg pazarit me Ramën

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka publikuar dokumentin e firmosru një vit më parë nga 32 deputetë opozitarë, përmes të cilës kërkonin hapjen përfundimtare të listave, votimin e diasporës, votim elektronik, ndarjen e Shqipërisë në 3 ose 4 zona elektorale.
Shehi kërkon u kërkon deputetëve koherencë në qëndrimin e tyre, pasi çdo gjë tjetër do të jetë një pazar në shërbim të Edi Ramës.

Postimi i kreut të LZHK:

Duke i paraprirë seancës maratonë të Kuvendit, ju vë në dijeni mbi nismën parlamentare, ku bashkë më 32 deputetë të Opozitës, jemi shprehur në parim mbi kërkesat për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe Reformën Zgjedhore.
U kërkoj deputetëve firmëtarë që të mbajnë qendrim të palëkundur nëse kërkojnë ndryshim real! Çdo lëvizje tjetër politike, është pazar që i shërben vetëm Edi Ramës!

 

WhatsApp Image 2024 07 24 at 14.19.27

Artikulli paraprak“Pazari Rama-Berisha për mbylljen e listave”, Basha: Puç Kushtetues kundër interesave të qytetarëve për të mbajtur gjallë tranzicionin korruptiv
Artikulli tjetërMori postin e zëvendësit të ndihmësit të sekretarit për Ballkanin Perëndimor! DASH: Kasanof, i përkushtuar për integrimin euroatlantik