Legenosja pa kushte për të qenë në Top 10

Nga Enriketa Papa

Qe kur iken deputetet e stafetes se trete te Berisha, pas zgjedhjeve lokale, kam thene qe gjithcka u be per te qene kush e kush nga ata tek lista Top 10. Kembanat e gares se, kush hapur a kush fshehtas pranonte Berishen, rrane qe tek Dreka tek Ferma Uka.
Pas ikjeve te tjera pas 11 Qershorit se, duam “logo e flamur”, sot te gjithe po degjojne dhe lexojne hapur, se gjithcka u be per te qene ne lista e te plotfuqishmit Berisha.
Por pas 2025 pakkush nga keta vrapues do jete ne parlament, pasi shqiptaret do te refuzojne te votojne, dhe pak do dalin ne votime, duke ditur qe ato jane listat e Rames dhe Berishes, dhe Rama ka per t’i mundur dhe keta te Berishes.
Sot u pa hapur legenosja per te qene ne Top 10, duke ulur koken teksa Gjiknuri u kapardiset si gjeli maje mullarit, teksa shpjegonte se, “duhet mbrojtur institucioni parti”, ndaj nuk leshojme pe tek 1/3 (top 10) i listes se partive.
Ne seancen parlamentare ku do te votojne, njesoj si amnistine me pare, dhe neser do te votojne ndryshimet e Kodit Penal, per te hequr nenin e “shperdorimit te detyres” nga kopetenca e SPAK, deputetet jane gati te bejne gjithcka per te qene ne listen “Top 10”, te Berishes apo Rames.
Mjerane qe s’dine te bejne gje tjeter, neser do dalin rrugeve per t’u kerkuar njerezve t’i votojne se do luftojne korrupsionin e Rames dhe do risjellin demokracine ne Shqiperi.
A i beson me njeri pervec patronazhisteve dhe idhujtareve te Berishes dhe Rames?

Artikulli paraprakBasha dorëzon amendamentin për hapjen 100% të listave: Vazhdojmë betejën me forcat politike euroatlantike që nuk pranojnë me kokën ulur pazarin Rama-Berisha për mbylljen e listave
Artikulli tjetërListat e mbyllura, atentat mbi vullnetin e qytetarëve dhe pazar i radhës Rama-Berisha, për të mbajtur sistemin gjallë