Ligji i zgjedhjeve dhe komunizmi që nuk na shqitet

Nga Fitim Zekthi

Komunizmi eshte nje ideologji perverse bash per faktin se shkaterron cdo norme tradicionale, cdo burim morali qe vjen nga mesimet e Zotit dhe rreket ti ofroje njeriut “lirine” ta beje ai vete fatin e tij, te beje boten qe do dhe si e do ai. Komunizni ne kete kuptim thjesht eshte nje menyre per te cliruar lakmite dhe epshet dhe per ti legjitimyar ato. Per pasoje komunizmi, dhe te gjitha ideologjite e ngjashme apo format e ndryshme te tij (qe shkaterrojne normat e tradites dhe moralin me burim Zotin) prodhuan mynxyra ne bote. Ato edhe sot prodhojne probleme gjigande shoqerore me dhimbje dhe vuajtje te medhe per miliona njerez kudo, me zvetenine morale dhe degjenerim te politikes dhe shumeckaje tjeter. Ne lidhje me kuptimin mbi ligjin komunizni ( dhe format e ngjashne) mendojne se ligji duhet te rregulloje nje gjendje, eshte nje “peme e gjalle” qe iu pergjigjet nevojes se shoqerise (ne fakt vendimmarresve. Pra kemi zaptim pronash atehere bejme legalizim, kemi pirje hashashi bejme legalizim te hashashit, kemi homoseksualitet legjitimojme martesat gay, kemi deshira per transgender bejme ligj qe ua mundeson me taksat e njerezve, kemi qe duan te adoptojne femije atehere ua lejojme atyre me ligj, kemi te semure terminale bejme eutanazi etj. Pra komunizmi ligjin e sheh si mjet qe kenaq deshira, epshe, orekse. Konservatorja, e djathta ligjin e sheh si nje rregull qe tregon se si duhet te jete nje gjendje, se si duhet te jete dicka. E djathta e sheh ligjin si nje mjet qe ruan nje kornize morale dhe nje perspektive te “gjerave te perhershme.” E djathta nuk i pranon martesat gay sepse kerkon te tregoje si duhet te jete martesa, njeriu dhe shoqeria. E djathta nuk legjitimon operacionet trasngender me para nga taksat sepse kerkon te tregoje si duhet te jete shoqeria, e djathta nuk lejon eutanazine, nuk legjitimon grabitjen e prones etj sepse rreket te ruaje dhe tregoje cfare jane ” gjerat e perhershme”, dhe te shenjta, cfare eshte morali dhe ideali. Edhe per ligjin e zgjedhjeve qe u miratua sot deputetet shqiptare u sollen si komuniste, si njerez e duan ligjin si dicka qe rregullon nje gjendje, qe kenaq nje epsh, qe ploteson nje oreks. Ata nuk e shohin ligjin, edhe ate zgjedhor, si dicka qe duhet te tregoje se si duhet te jete nje gjendje, se si eshte korniza qe ruan nje moral dhe ideal per shoqerine. Le te cirren sa te duan qe jane abtikomuniste, ata jane komuniste te eger qe duan nje bote dhe shoqeri te kenaqe epshe, deshira dhe orekse dhe ligji te jete nje mjet per kete qellim. Dy partite tona te medhe e kane ne cdo i d dhe qelize te ngulur komunizmin dhe ndjekjen e epshit dhe oreksit. Ligji i zgjedhjeve kenaq epshin e kryetareve te PS dhe PD dhe te drejtuesve te ketyre partive. Komunizmi nuk ka brire. Komunizmi nuk eshte thjesht budallalleku te mvrosh 29 nentorin apo 5 majin, as budallalleku te quash Enver Hoxhen lider qe udhehoqi luften nacional clirimtare, as budallalleku se duhet te luftojme per barazi dhe lufte ndaj te pasurve etj. Komunizmi ne thelb eshte menyra se si e sheh shoqeribe, moralin dhe ligjin.

Artikulli paraprakDetaje të reja nga aksioni me 11 të arrestuar, mes tyre edhe nipi i Flamur Nokës!
Artikulli tjetërLulzim Basha demaskon Sali Berishën e Edi Ramën dhe zbardh marrëveshjet e fshehta që nga viti 2008: Ja hetimet që…