Apeli i GJKKO kthen në qeli biznesmenin Ervis Lami, mori tendera nga ish-drejtori i ARRSH, Evis Berberi

Apeli i GJKKO ka rikthyer në qeli biznesmenin dhe administratorin e kompanise “DAAM”, Ervis Lami, ortakun e ish drejtorit të ARRSH, Evis Berberi.

 

Ervis Lami, administronet firmën ‘DAAM’, e cila sipas SPAK ishte në pronësi të kreut të ARRSH-së Evis Berberi.

SPAK thotë se përfitimi i Berberit ka qenë një shumë gati 2.2 milionë euro të cilat përmes kompanisë ‘DAAM’ shpk. janë investuar në pasuri të paluajtshme.

Kujtojmë që më herët SPAK sekuestroi pasuritë e Lamit, konkretisht kompania DAAM dhe 5 sipërfaqe toke të kësaj kompanie

SPAK shprehet se Berberi me paratë ka blerë pasuri të patundshme në Mangull të Tiranës. Berberi ka firmosur 6 tendera në favor të ortakëve të tij.

Evis Berberi akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa Valter Begaj dhe Ervis Lami akuzohen për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më 25.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 160 akti, datë 17.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 312, datë 13.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, ndaj shtetasit nën hetim E.L., disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

  • Ndryshimin e vendimit nr. 312, datë 13.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pikën e disponimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal si më poshtë:
  • Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin nr. 21, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim E.L.
Artikulli paraprakMarrëveshja e arritur mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Zgjedhoren’, Agron Duka: Pazare midis PS-së dhe PS-së
Artikulli tjetërDëshmia e rrallë e fqinjit dhe varrmihësit: Ditën që vdiq Musine Kokalari në banesën e saj në Rrëshen, unë gjeta të shkruara me dorën e saj…