Zonjat në lista/ Reagon OSBE: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të garantojnë pozitën udhëheqëse të Shqipërisë për përfaqësimin gjinor në Kuvend

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pas amendamentit të propozuar nga deputetet e PS-së dhe PD-së për ndryshimet në Kodin Zgjedhor ku të garantohet që në listën fituese 1 në 3 të jetë kandidate grua.

OSBE shprehet se ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të garantojnë pozitën udhëheqëse të Shqipërisë në lidhje me përfaqësimin gjinor në parlament.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri çmon përparimin e jashtëzakonshëm në fushën e barazisë gjinore që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit, veçanërisht për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në jetën politike.

Ne mirëpresim përpjekjet aktuale ndërpartiake, të drejtuara nga gratë deputete, dhe shpresojmë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të garantojnë pozitën udhëheqëse të Shqipërisë në rajon e më gjerë në lidhje me përfaqësimin gjinor në parlament”, thuhet në reagimin e OSBE.

Artikulli paraprakMaskat kanë kohë që kanë rënë!
Artikulli tjetërIsh-ministri i Shëndetësisë dhe afera e maskave për mbrojten nga COVID19 në Gjermani!