Basha: Frika e Ramës nga hetimet, nga inceneratorët te McGonigal, po e çon në pazarin me Berishën për të mbyllur listat për të patur kamikazë në parlament

Të dashur qytetarë, në këtë ditë nxehtë nga më të fundit e korrikut, siç shtë bërë traditë në fund të seancave të verës dhe në fund të seancave të dimrit, bëhen dhe pazaret më të ndyra në kurrizin tuaj. I tillë është dhe pazari i konkluduar natën e mbrëmshme dhe që sot pret të marë votat e përbashkëta të dy palëve që në fakt janë një parti. Se çfarë i bashkon do t’i kthehem për pak, por së pari dua ta them qartë për gjithësecilin prej jush, se sot në këtë moment që flasim listat janë 100% të hapura. Janë ta hapura për arsyen e thjesht sepse kështu ka urdhëruar Gjykata Kushtetuese. Ka urdhëruar Gjykata Kushtetuese që kandidati që merr më shumë vota nga qytetarët të jetë përfaqësuesi i qytetarëve të Shqipërisë. Sigurisht duke respektuar kuotat gjinore. Pra, edhe në këtë moment që flasim me vendim të Gjykatës Kushtetuese, listat janë 100% të hapura. Pazari i mbrëmshëm që pret vulën e sotme, është mbyllja e këtyre listave. Jo thjesht rimbyllja sipas paktit famëkeq të 2008-ës. Kyçja e këytare listave.

Dua po kështu të jem i qartë se pse shprehem kështu. Me sistemin e kaluar të 2021-it me votat e Parlamentit të kërpëratës, ndonëse opozita insistoi për lista 100% të hapura, u votua për lista gjysmë të hapura por edhe ato lista dikush që thyente herësin mund të zgjidhej. Tani ustallarët e pazarit të djeshëm dhe të sotëm, kanë bërë diçka tjetër. E kanë ndarë listën në dy klasa, bussines class për veten e tyre dhe karrocë për të tjerët. Në bussines clas do të thotë që futen kandidatë të cilët i vendos kryetari i partisë dhe të cilët nuk kanë nevojë për votim, nuk votohen. Që do të thotë nëse një kandidat në pjesën tjetër të listës që është e hapur votohet dhe merr 5 mijë, 15 mijë, 20 mijë, 100 mijë vota, por lista e partisë së tij nuk arrin përtej listës së mbyllur, ai mbetet jashtë parlamentit, ajo mbetet jashtë parlamentit. Dhe në Parlament hynë kamikazët e kryetarit.

Prandaj është një listë dopio e kyçur edhe në krahasim me atë që hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese. Tani të vijmë të motivet, motivet që i bëjnë këto dy palë një parti. Nuk janë paratë siç tha një parafolës. Nuk janë paratë, janë provat, siç tha një parafolëse. Janë provat që u duhen kryetarëve të këtij teatri të ulët, provat që u duhen për një motiv edhe mbi të. Motivi kryesor i kësaj që po ndodh është frika. Frika në rradhë të parë e kryeministrit. Frika e kryeministrit i cili në momentin që flasim ka disa çështje të hapura nën hetim penal ku bota mbarë e jo më Shqipëria e di përfshirjen e tij me zë dhe me figurë, nga aferat korruptrive tek ajo e inceneratorëve, tek korruptimi i zyrtarit të lartë të inteligjencës amerikane si ai i McGonigal, tek përfshirja e tij në koncensione të tjera korruptive të cilat po hetohen.

Dhe mekanizmi që kryeministri ka zgjedhur për t’iu kundërvënë frikës janë kamikazët. I duhen kamikazë, si Saimir Tahiri, Saje qori që ndonëse u fut në burg nuk guxoi të tregonte se sa nga paratë e kanabisit me të cilët mbuloi Shqipërinë i jepte Edi Ramës, sepse do të mbajë paratë e veta. Kamikazë si Arben Ahmetaj që kërcënoi se do të thoshte të vërtetat, por deri diku se pjesën tjetër i ka garanci për jetën. E patë si i ka zgurdhuluar sytë. Kamikazë si Erion Veliaj që pasi cicërojnë për të kërcënuar, kthehen përsëri në xhepin e tij. Kamikazë të tillë i duhen Edi Ramës në Parlamentin e ardhshëm, ndaj e mbyll listën për të caktuar kamikazët e rradhës, ata pra që japin prova siç tha një nga paravolëset e partisë së tij.

Artikulli paraprakFJALA E KREUT TË PARTISË DEMOKRATIKE – DEMOKRATËT EUROATLANTIKË, LULZIM BASHA, NË PARLAMENT
Artikulli tjetër“Iluzion i mjerë se ditën mund të jenë me Saliun dhe natën me SPAK-un”, Basha: Pazari mes Ramës dhe Berishës kyç listat për t’u mbrojtur nga drejtësia