Nga Ermal Peçi
Isha distancuar nga shkrimet edhe analizat e mia politike sepse vera e nxehtë bën të vetën e të pushoja pak nga fluksi i madh i punës, por teatri i shpifur, pazaret në kurriz të shqiptarëve dhe bajatisja e këtyre që e mendojnë veten si elita e vëndit e bëri të pa mundur të mos shprehja mendimin tim. Dje secili prej nesh pa me sytë e vet se çfarë politikanësh na drejtojnë dhe kush janë këta bythec që rrahin gjoksin në mediat televizive si strateg politik. Reforma Zgjedhore, votimi i saj dje i vendosi kapun edhe marrëveshjes për të sulmuar SPAK, si hapi i rradhës që do bëj ortakëria politike Rama-Berisha.
Një marrëveshje e cila ka prodhuar një pazar të pastër ku Rama gëzon pushtetin politik ndërsa Berisha-Meta gëzojnë pushtetin ekonomik( pra marrin leje për kulla,tendera, konçensione edhe bëjnë gjasmë si opozitar të egër që ju digjet shçirti për këtë vënd). Një marrëveshje e cila ka kohë që gatuhet në skutat e errëta të asaj që shqiptarët nuk shikojnë dot por që tashmë është bërë publike. Askush nga gazetarët edhe analistët të cilët kanë 3 vite si dashnorët e opozitarizmit edhe padrejtësisë së madhe që i bëhet Berishës si opozitar i egër nuk po thonë një fjalë se si “Piktori e bleu me klering Doktorin”. Kleringu që përdori Piktori për Doktorin ishte i thjeshtë, në fillim nëpërmjet oligarkëve të tij i hapi rrugën edhe i mundësoi shtratin të niste foltoret nga veriu në jug dhe lindja në perëndim. Ju hapën të gjitha mediat që nga mëngjesi në darkë shqiptarët të shikonin Berishën si alternativën e vetme opozitare duke sulmuar pafund Lulzim Bashën. Pagueshin miliona dollar nga pushteti për të dëmtuar figurën e Bashës në çdo llojë mënyre si dhe oligark të cilët hynin në Pazar për të blerë deputetët të cilët mendonin ndryshe nga Berisha edhe i tjetërsonin. Në këtë teatër vazhdonte miratimi i buxhetit për 30 sekonda kur opozita e Berishës ndizte flakadanët dhe sa e sa marrëveshje të tjera në kurriz të shqiptarëve dhe arriti kulmin me ndikimin e tij në disa fragmente të gjygjësorit ku vula momentalisht i ka kaluar Rithemelimit.
Piktori jo vetëm në daljet televizive fliste me superlativs për Doktorin, si burrë I fjalës por përtypi edhe vet fjalën e dhënë se ai kurrë sdo bashkonte votat me non gratat. Dje shqiptarët e panë me sytë e tyre se si me kokën ulur duke menduar vetëm për veten bën votimin e turpit.
Në këtë votim turpi të paktën secili prej nesh pa që Rama dhe Berisha nuk janë kundërshtar të egër e të pa mëshirshëm por realisht janë ortak politik dhe në këtë ortakëri secili pa vetëm interesin e vet politik por jo atë të Shqipërisë. Shprehja gati gati emblematike e ish-presidentit të SHBA; një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme ndërsa një burrë shteti për brezat e ardhdhëm morri kuptim ditën e djeshme, ku Rama dhe Berisha dje treguan se nuk kanë lidhje me glorifikimet për burra shteti por janë thjesht dy pazarxhinjë që po bëhen bashkë nga frika e SPAK, sepse mëkatet i paskën sëbashku ortakët politik të cilët dje bën aktin e fundit të tyre politik duke bërë votimin e turpit për Kodin Zgjedhor.
Pavarësisht asaj çfarë ndodhi tashmë e gjithë kjo e keqe e ka një të mirë sot shoqëria ka mundësinë të ndahet në ata të cilët e mbështesin drejtësinë, kërkojnë bashkupunim me partnerët strategjik dhe kërkojnë një klasë politike të re dhe në ata të cilët bëhen bashkë për të luftuar drejtësinë edhe të ruajnë status quo e tyre.
Zgjedhja dhe zgjidhja ju përketë ju edhe elitës së re që kërkon ndryshim politik nga kjo klasë e vjetër politike.