Në një reagim në profilin e saj në rrjetin social facebook, deputetja Orjola Pampuri shprehhet se “pas bashkimit të votave për kodin zgjedhor, çdo fjalë kundër Ramës është hipokrizi”.
Ndërsa më tej deputetja Pampuri shprehet se “shqiptarët janë të neveritur nga hiri pafund që u keni hedhur syve përgjatë të gjithë këtyre viteve”.
Me sa duket, këto komente janë një përgjigje për ata që dy ditë më parë bën pazar duke bashkuar votat me Edi Ramën për të mbyllur listat e deputetëve, ndërsa sot bëjnë sikur e kritikojnë për ndryshimet në qeveri.
Më poshtë postimi i plotë:
Pas bashkimit të votave për kodin zgjedhor, çdo fjalë kundër Ramës është hipokrizi.
Ju që i dhuruat mandatin e katërt Edi Ramës, nuk ju ndihmon më asgjë nga bataku ku e përfshitë këtë vend, madje as kongresi i sotëm ku varët shpresën për të derdhur lumenj akuzash farsë, apo intervistat e ndonjë personazhi skandalesh të rilindjes nuk ju ndihmojnë.
Shqiptarët janë të neveritur nga hiri pafund që u keni hedhur syve përgjatë të gjithë këtyre viteve. Shqiptarët dhe historia do ju ndëshkojnë.
Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë.