Një vit pas ndarjes nga jeta, zbulohet shkaku i vdekjes së këngëtares Sinead O’Connor

Është zbuluar shkaku i vdekjes së këngëtares Sinead O’Connor, një vit pasi ajo ndërroi jetë.

 

Këngëtarja irlandeze vdiq në moshën 56-vjeçare në korrik 2023. Ajo u gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj në Herne Hill, në jug të Londrës dhe u shpall e vdekur në vendngjarje.

Gjashtë muaj më vonë, në janar të këtij viti, mjekja deklaroi se këngëtarja e “Nothing Compares 2 U” vdiq nga shkaqe natyrale.

Megjithatë, siç raporton Irish Independent, në certifikatën e vdekjes së O’Connor, e cila u regjistrua nga ish-bashkëshorti i saj John Reynolds në Lambeth më 24 korrik, u zbulua se shkaku i vdekjes së këngëtares ishte sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD), një gjendje që shkakton vështirësi në frymëmarrje dhe astmë.

Në certifikatën e vdekjes thuhet se muzikantja vuante gjithashtu nga një infeksion në rrugët e frymëmarrjes, raporton Independent.

Artikulli paraprak“Rusia, kërcënim ndaj sigurisë së aleatëve të NATO-s, ndihmohet edhe nga Kina”- David Wisner: Aleanca më e fortë se kurrë! Pse samiti në Uashington ishte sukses
Artikulli tjetërDavid Wisner drejt përfundimit të mandatit, zbardhet emri i diplomates, ja kush do jetë e Ngarkuara e SHBA-ve me Punë në Shqipëri