Në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, aktivisti Rigels Xhemollari ka ironizuar familjarizimin e PD nga familja Berisha, ku brenda një harku kohor prej nëntë orësh kanë dalë njëkohësisht Sali Berisha, vajza dhe dhëndri i tij.
Sipas aktivistit Xhemollari, partia shtet nuk rrëzohet me familjen shtet, sepse familjarizimi i partisë sjell zero shpresë për alternativë dhe rotacion.
“Ka ardhur koha që një Opozitë e re me vlera, parime, figura të reja dhe pa probleme me Spakun të ofrohet perpara shqiptareve për të rrezuar Partine shtet. Te tjeret te lajne kusuret te Spaku, per llogarite e hapura me shqiptaret!” – shkruan më tej ai.
Më poshtë postimi i plotë:
Partia Shtet nuk rrëzohet me familje Shtet!
Në një hark kohor prej 9 orësh Opozita nxorri në deklaratë Vajzën, Dhendrin dhe Babain.
Pak rëndësi cfarë thanë, por familjarizimi i partisë sjell 0 shpresë per alternative e rotacion.
Ka ardhur koha që një Opozitë e re me vlera, parime, figura të reja dhe pa probleme me Spakun të ofrohet perpara shqiptareve për të rrezuar Partine shtet. Te tjeret te lajne kusuret te Spaku, per llogarite e hapura me shqiptaret!