Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në takimin me strukturat u shpreh se detyra e forcës politike që drejton është që të krijohen kushtet për një bashkim politik de qytetar sa më të madh, pa paragjykime, kundër partisë së Edi Ramës dhe Sali Berishës.
Basha tha se me me rekursin në Gjykatë të Lartë, me rekursin që do të çohen në Gjykatën Kushtetuese pazarin e turpshëm të kodit zgjedhor, me programin e shpallur por akoma të pakonsultuar me njerëzit dhe me ekipin e kandidatëve për deputetë, si dhe me përgjigjet tona adeguate 100% efektive për të pamundësuar taposjen e listave nga këta, Demokratët Euroatlantikë do të japin garanci për shqiptarët.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Detyra jonë e parë është të krijojmë kushtet që ftesa jonë për një bashkim politik de qytetar sa më të madh, pa paragjykime, kundër partisë së Edi Ramës dhe Sali Berishës. Partisë së minimit të demokracisë, korrupsionit domethënës dhe krimit të organizuar në shërbim të interesit politik të këtyre të dyve, bashkimi ynë të kryhet në parametrat më të mirë të mundshëm në kohën që na ka mbetur deri në zgjedhjet e ardhshme.
Të diskutojmë dhe të vendosim për parametrat politik të këtij bashkimi të shqiptarëve për ndryshim. Parametri i parë sigurisht diktohet nga një axhendë e përbashkët me këta faktorë. Një axhendë e përbashkët politike dhe një axhendë e përbashkët për interesin qytetar. Që do të thotë që ndonëse jemi në kulmin e nxehtësisë së verës dhe sigurisht kjo nuk është pa pasoja në axhendën publike, sigurisht dhe në axhendën opozitare. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të treguar që përballë kësaj dysheje jemi ne demokratët euroatlantikë me vizionin tonë, me vlerat tona, me programin tonë organizativ në terren dhe shumë shpejt me ekipin tonë politik. Dhe është pikërisht ekipi politik që do t’i japi formë këtij bashkimi.
Dhe është pikërisht ekipi politik që do t’i japi formë këtij bashkimi. Me rekursin në Gjykatë të Lartë, me rekursin që do të çohen në Gjykatën Kushtetuese pazarin e turpshëm të kodit zgjedhor, me programin e shpallur por akoma të pakonsultuar me njerëzit dhe me ekipin e kandidatëve për deputetë, si dhe me përgjigjet tona adeguate 100% efektive për të pamundësuar taposjen e listave nga këta, ne do t’i japim garanci shqiptarëve.