GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, jamarbër Malltezi.
GJKKO nuk ka marrë parasysh kërkesat e avokatëve, që kishin të bënin me pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e akteve si dhe revokimin e masës së sigurisë.
Berisha dhe Malltezi ndodhen në arrest shtëpie prej disa muajsh ndërsa po hetohen nga SPAK për procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.