“Byroistët që refuzuan Enverin në Konferencën e Parë më 1942”, debatet dhe preferenca e Titos për drejtimin e PKSH nga “Tarasi”! Hoxha ishte i përzgjedhuri i Miladinit që të jetë koka i partisë

DR. VASFI BARUTI

Dedje (Gjyshi) Komintern porosi të parë kishte që “Konferenca të sigurohet nga dështimi” dhe “Detyra themelore e Konferencës duhet të jetë krijimi i një udhëheqje të sigurtë të Partisë” por Konferenca pushtohet nga dështimi.

K.Q i Partisë s’zgjidhet me votën e 70 delegatëve, por nga Komisioni me votën e katër komisionerëve! Enver H. i “zgjedhur” në fshehtësi Sekretar politik nga Miladin-Mugosha madje i refuzuar nga byroistët të jetë ai në udhëheqjen e Partisë.

Nga fillimnëntori ’41 deri mesmarsi ’43 kaloi një vit e gjysmë dhe Partia Komuniste vazhdon të ishte ilegale në partia vetë, me një KQ provizor, me struktura fare të brishta organizative. Djeda (Gjyshi) Kominterni me ndërmjetësi të Titos miraton kërkesën për organizimin e Konferencës së Parë Nacionale të PKSH. Porositë e Dedjes e të vetat, Tito i delegon në Shqipëri me Bllazho Jovanoviç, në shoqëri të delegatit Vasil Shanto arrin dhjetorin ’42 në qendrën e Partisë, deri mars ’43 punë për organizimin e Konferencës, shkrimin e përgatitjen e raporteve në Konferencë etj.

Nga letra e Josif Broz Tito dërguar KQ të Partisë, 22 shtatori 1942.

Ndërmjet të tjerash, Djeda porosit:

“1. Konferenca duhet të sigurohet nga dështimi dhe para së gjithash të mos lejohet që në Konferencë të vijnë njerëz të dyshimtë e provokatorë.

2. Detyrë themelore e Konferencës duhet të jetë krijimi i një udhëheqje të sigurtë të Partisë dhe përgatitja e vendimeve konkrete: a. Organizimi i zhvillimit të luftës N.ÇL të popullit shqiptar kundër italianëve e gjermanëve. b. Krijimi e konsolidimi i çlirimit nacional shqiptar duke evituar për tani hedhjen e parullave që dalin nga kuadri i çlirimit kombëtar të Shqipërisë. c. Të futen në udhëheqjen e luftës partizane përveç komunistëve, sa më shumë nacionalistë të ndershëm shqiptarë e patriotë, Djeda.” /…/ Tito: “Siç e shihni, Djeda ka shtruar para jush dy pika konkrete të rendit të ditës: Krijimi i një udhëheqje të fortë të PKSH dhe çështjen e Luftës NÇL në Shqipëri. Ne kishim për të shtuar vetëm edhe një pikë rreth së cilës ju mund të diskutoni në Konferencën tuaj dhe kjo është çështja organizative e PKSH në të cilën të përpunohet rrënjësisht në mënyrë të veçantë çështja e unitetit e pastrimit të PKSH.

Vdekje Fashizmit
Liri Popullit
Për KQ të PKJ TITO”1

Djede (pseudonimi Gjyshi) Kominterni në letrën dërguar KQ të përkohshëm i përcaktuar qartë: “Detyrë themelore e Konferencës duhet të jetë krijimi i një udhëheqje të sigurtë të Partisë dhe pregatitja e vendimeve konkrete:” Kurse detyra e parë ishte “Konferenca duhet të sigurohet nga dështimi…” Më e keqja erdhi, Konferenca e parë nacionale dështoi: Plenumi i KQ nuk u votua nga 70 delegatët e Konferencës, të 15 anëtarët e Plenumit detyra iu dha më këmbë nga Dushan Mugosha, emisari i Titos. Kurse kryetari i Partisë as u votua, as u zgjodh nga Konferenca, madje Enver H. u refuzua nga byristët të ishte në udhëheqjen e Partisë.

Dështimi i zgjedhjes së Plenumit me votim i dha dorë dështimit të detyrës themelore të Kominternit për “krijimin e një udhëheqje të sigurtë të Partisë” me keqrrjedhoja, siç u trajtuan në Plenumi Dytë i KQ të Partisë, nëntor 1944: terrori në parti, në ushtri, në popull; udhëheqja e partisë mbeti monopol i binomit Miladin-Enver; Fronti NÇL ishte një fjalë e zbrazët; këshillat nacionalçlirimtare në shumicë shndërohen vetëm në mjete për furnizmin e reparteve partizane me ushqime, spostim nga detyra themelore e plot dobësi të tjera.

Në procesverbalin e Konferencës pika X e rendit të ditës lexohet: “Zgjedhja e Komitetit Qëndror. Ky urdhër dite u aprovua unanimisht nga të gjithë shokët e shoqet delegate.” Proces- verbali i mbajtur me korektësi, të cilit nuk i mungon asnjë faqe, s‘ka as edhe një shenjë diskutimi e miratimi të K.Q e ç‘është më e rëndësishme: Dokumenti kryesor i Konferencës është Rezolucioni i Konferencës shqip e serbisht, në dhjetra faqe paraqitje e punimeve të Konferencës dhe renditjen e përfundimeve të saj dhe në to s’ka asnjë as edhe një fjalë për zgjedhjen e KQ të Partisë dhe zgjedhjen e Enver Hoxhës Sekretar i Përgjithshëm i KQ.

U diskutuan, jo në mbledhjen e Konferencës, katër mënyra për zgjedhjen e K.Q. dhe fitoi “zgjedhja” e tij me komision i cili përbëhej nga 4 delegatë: Mugosha kryetar, Enver Hoxha, Ramadan Çitaku, Nako Spiru. Por “Konferenca zgjodhi Komitetin Qëndor të PKSH-së, shoku Enver Hoxha u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i PKSH-së.”2 E pavërteta lexohet në Dokumente kryesore të PKSH, në raportin e Enver Hoxhës në Kongresin e parë i Partisë Komuniste dhe hodhi rrënjë të thella aq sa e sot referohet në dokumente kryesore të Partisë, në vepra të diktatorit, në libra e monografi akademike e universitare. Në këtë botë s’ka gjë vetëm njëjës, përveçse e vërteta dhe teoremat në njëjës që mbeti dhe në dokumente të rëndësishme arkivore: Rezolucioni Konferencës parë në Labinot (mars ’43) dhe dokumenti i Plenumit të Dytë të KQ të Partisë, nëntor ’44.

Përderisa Kominterni dhe Tito kërkojnë me ngulm “krijimin e një udhëheqje të sigurtë të Partisë” përse KQ nuk zgjidhet me votim nga 70 delegatët e Konferencës. Miladin Popoviq, i ngarkuar i posaçëm i Titos, me përgjegjësi krijimin e Partisë Komuniste më 30 tetor ’41 i raporton kryeshefit Tito se KQ provizor i dalë nga mbledhja themeluese e partisë do shndërohet në KQ në Konferencën e Parë të Vendit. Përse? Ka një arsye të fortë qe u zuri kokën me derë misionarëve të Titos, cila është arsyeja? Enver H. ishte i përzgjedhuri i Miladinit të jetë njëshi, koka e Partisë, kryetari apo sekretari i përgjithshmë i partisë, por Konferenca krijoi situatë të re përkundër dëshirës Miladin-Mugosha. Në Konferencë krijohet situatë për liri mendimi, të vetme ishin dy kritika të epërme të forta kundër Enver H. (Tarasi) që krijuan tronditje paçka se s’mbeti ndonjë reflektim në procesverbalin e Konferencës. Në Konferencë Tarasit merr dy goditje tepër të helmëta.

Goditja e parë. Nga diskutimi i delegatit me peshë i Tiranës Mustafa Kaçaçi, në kryesi apo kryetar i Grupit komunist të Tiranës (i panjohur), intelektual i formuar mbeti një rresht se ai Tarasin e konsideronte “… një hiç përpara.”. Siç shihet, Mustafa Kaçaçi ka diskutuar disi gjatë për Tarasin, që e njihte mirë në Tiranë, por procesverbalmbajtësi i ra shkurt, bën përmbledhje diskutimi nga mbeti togfjalëshi: “Shokun Taras ai e konsideron një hiç përpara.”3 Vrasja e Kaçaçit mbeti me dyshime dhe gishti drejtohej tek Ai.

Goditja e dytë. “Vjosa” [Mehmet Shehu] siluroi keq Tarasin për raportin që mbajti në konferencë dhe “Vjosa” vjen kundër Tarasit, por në vetën e tretë njëjës: “Nuk asht dakord me shokun Taras se fshatarsija asht ajo që dëshiron lirinë ma tepër se kurrkush mbasi fakti është se proletariati asht ai që dëshiron lirinë më shumë se të gjithë.”4 Tarasi heshti për kritikat dërmuese nga Kaçaçi dhe Vjosa; heshtën dhe shokët e grupit komunist të Tiranës, si Ymer Dishnica e Nako Spiru etj., shënjë e qartë se ishin të një mendje me Kaçaçin se Enveri në Tiranë ishte një hiç, komunist i panjohur, si edhe me kritikën e Vjosës.

Dy goditje aq të forta përkundër Enver H. i japin Miladinit siguri të plotë se ai do të marrë zero vota nga Konferenca, përveçse votën e tij. Detyra themelore e Kominternit për krijimin e një udhëheqje të sigurtë të Partisë e vet Miladin para zgjidhjes të vështirë: Komiteti Qëndror të zgjidhet me votën direkt të delegatëve të Konferencës që i japin Partisë një udhëheqje të shëndoshë apo në krye të Partisë vjen Tarasi pa votë drejtpërdrejt të delegatëve të Konferencës! Përpara dilemës, Miladini bëri gjetje vetiake për komision partiak që i jep Tarasit karrigen e kryetarit të Partisë dhe gjetja Komision ishte vërtet verdikti më i mirë i Miladinit s’mund të besohet. Apo e vërtetë është se verdikti Komision i Miladinit ishte arsye pasioni, teksa Tuk Jakova në Plenumn e Beratit plas bombën: “Tarasi rri mbyllur brenda në shtëpi me Miladinin… “5

Verdikti Komision i Miladinit ka një tjetër arsye që zgjohet e vihet në punë. Probabilitet i lartë besueshmërie se Miladinit i vjen sinjal me kod në valët Radio “Jugosllavia e Lirë” apo diku tjetër: Enveri, në krye të Partisë. Po faktet? S’mund të jetë jashtë vëmendjes majori angles A. C. Simkoks, disa muaj pranë shtabit të Kryezinjve që dhjetorin ’44 për qendrën e tij shkroi raport të gjatë për levizjen politike të Kryezinjve, pak për Enverin e përjashtuar nga universiteti Monpelier i papunë në Francë: “Said Kryeziu. Saidi është shumë i interesuar në politikë dhe mjaft aktiv në prapaskenë. Ai u përfshi në politike gjatë kohës që ishte student në Paris dhe iu bashkua një lëvizje kundër Mbretit Zog për marrëveshjen me qeverinë italiane. /…/ Mes mbështetësve të kësaj lëvizje ishte edhe Enver Hoxha, i cili duke qënë i varfër është mbajtur financiarisht nga Saidi. /…/”6 Studenti Enver, i betuar ti shërbente Mbretit Zog (Panorama, 26 qershor 2024), shihet i përfshirë në lëvizje të fshehtë kundër Mbretit, ama dihet se lëvizja ishte me mbështetje serbe por Kryezinjtë pa lëshime për Kosovën që e deshin të bashkuar me Shqipërinë; edhe lëvizja e fshehtë në Francë në dorë të Saidit, vëlla i Ganiut, s’mund të mos kishte po atë mbështetje nga shërbimi i fshehtë serb që kishte edhe i vëlla Gani dhe ish-studenti Enver i papunë e me nevoja financiare, s’mund të mos rekrutohet nga Said Kryeziu në lëvizjen e tij të fshehtë, Enveri i afruar me Said në lëvizje apo Saidi e përfshiu në lëvizje! Enveri i financuar në lëvizjen e fshehtë, me financim serb, ndoshta s’mund të mos ishte emri i tij në regjistrat e Shërbimit të fshehtë Serb me akronim UDB. E vjen kohë tjetër që Enverit i djeg qenia e Saidit me misionin anglez pranë Shtabit të Kryezinjve dhe në krye të Shtabit të Luftës, sipas Kodit të tij “Të Dekorohet”, Enveri Komisar i Shtabit bëri ç’mund ta “Dekorojë” Saidin me plumb për të zhdukur gjurmët e rekrutimit nga ai, por s’ia arriti qëllimit, ishte ndërhyrja e energjike e Misionit Britanik në Shqipëri, që e shpëtoi Saidin.

E vërteta e Tarasit, nëntor ’44: “Si u përgatit Konferenca e Vendit, si gjithë punët tona dhe ashtu janë [keq] deri tani në fund.” Miladini drejtues i Konferencës, në mbyllje të saj: “Jemi tash 60 orë tue diskutue për Luftën NÇL dhe me sa shoh ju nuk dini akoma me punue pikërisht për atë temë që është e rëndësishme për kohën aktuale. /…/ Mënyra e shprehjes së raporteve nga ana e shokëve ka qënë një tallje me lëvizjen NÇL. Ju e nënçmoni influencën e disa personave ose të grupeve. [Ali] Këlcyra ka simpati, është fakt.”7

Faqe e fundit e procesverbalit për delegatët e Konferencës, nga Baca [Ramadan Çitaku] presidenti i Konferencës: “Flet Baca. Lajmëron fundin e KQ të përkohëshm. E tanë puna që u bë këtu gjatë 5 ditëve duhet të zbatohet nga K.Q. definitive. Komisioni ka zgjedh këtë KQ.”8 Ç’thënë më parë: komisioni me katër partiakë zgjodhi Komitetin Qëndror dhe fragment origjinal në procesverbali i Konferencës.

Për zgjedhjen e Plenumit të KQ dhe të Byrosë Politike në Konferencën e Parë të Vendit Komisioni ishte gjetja emergjente e Miladin P. dhe delegatit të Titos, Bllazho Jovanoviç, përgjegjës për organizimin e Konferencës. Katër komisionerët e Komisionit bëjnë gjetjen e 15 personave për anëtar të KQ e 5 kandidat për KQ. dhe emrat e listuar miratohen nga Komisioni katërziu. Kandidatë për anëtarë të KQ. me nga dy rreshta karakteristikë, thuajse gjysma e kandidatëve për anëtar kanë të njëjtën mangësi: “Këndon pak teori.” I pari, i listuar: “Tarasi. Organizator i palodhur, me ashpërsi bolshevike, shok nga më të mirët e më aktiv i Partisë, por këndon pak teori.”9 Karakteristika qind për qind false pse karakteristika e vërtetë Tarasit i bëhej në Konferencë nga delegati Mustafa Kaçaçi: “Tarasi është një hiç përpara” nga fillimnëntori ’41 deri mesmarsi ’43 dhe delegati Vjosa. Karakteristika e Tarasit të jetë njëshi i Partisë por punët shkojnë si s’ka më keq. I listuar i fundit, i pesëmbëdhjeti, ishte: “Kahreman [Ylli]: I palodhur, i ri, por i pastër e i vendosur. Premton.” Edhe e kursyer në fjalë është karakteristikë më objektive nga të tjera, por pas dhjet vjet K. Ylli, ministër i Arsimit, kritikohet nga diktatori me akuzë false i vetdeklaruar anëtar i Partisë fashiste por kundërshtuar fort nga ministri dhe është “arsye” pse emri i Kahreman Yllit i hequr padrejtësisht nga lista e anëtarëve të Plenumit të KQ të Partisë.

Misterin e Komisionit për “zgjedhjen” e anëtarëve të Byrosë Politike e qartëson byroisti njëherësh anëtar i Komisionit, Ramadan Çitaku (Baca), afër dy vjet pas nga Konferenca: “Unë u zgjodha në komisionin për zgjedhjen e KQ. Në komision ishte Enveri, Dushani, Baca e Ymeri.

Në Konferencën e vendit na u dhanë listat për të shënuar emrat e atyre që mendoja për anëtarë të Komitetit Qendror. Veten time e vura kandidat. Mirëpo edhe Bllazho dhe Miladini më thanë që emrin tim ta vija ndër tre-katër kryesorët, dmth për Byronë. Unë u largova, dyshova isha a nuk isha në Byro. Pas një kohe të gjatë më njoftoi Miladini se isha anëtar i Byrosë.”10 E vërteta pranohet dhe nga byroisti Nako Spiru.

Dëshmi ish-byroistë për komunikimin më këmbë, në pragu i shtëpisë së Bahollëve, të zgjedhur anëtarë të Plenumit të KQ nga Dushan Mugosha. Enver H.: “… [të ‘zgjedhurit’] u muar prej Dushanit dhe u tha ti je zgjedhur në Plenum, ua tha më këmbë.” Hysni Kapo: “… mu komunikua më këmbë se isha anëtar i Plenumit…” Tuk Jakova: “…Dushani më tha nisu në Mokër, je i zgjedhur anëtar i Plenumit.”11…

Rrënohet verdikti i Miladin P. për zgjedhjen e Tarasit kryetari i Partisë nga Komisioni i katërzinjve. Tarasi i kundërshtuar jo vetëm të ishte njëshi i Partisë, por i papranueshëm të ishte dhe në Byro Politike, siç shihet në diskutimi i Nako Spiru në Plenumi i Beratit, ku polemizohet për Enverin i “zgjedhur” tinës në krye të Partisë: “[Në fillim pranverë ‘44] Në Panarit Miladini e Dushani kanë thënë se kjo lëvizje [lufta] duhet të lidhet me një figurë /…/ Dhe Lirija [Gega] ishte e vetme që donte Enverin dhe të tjerët nuk donin të dilte emri i Enverit /…/ Gjer dje nuk kishte dalë emri i tij dhe tani s’ka trakt të mos futet emri i tij, edhe në listë gjellësh do gjejsh emrin e tij.”12 Në mbështetje vjen byroisti Çitaku (Baca) teksa deklarohet në Plenumi Dytë se Tarasi s‘është miratuar të jetë në udhëheqjen e Partisë, e shumta në të paktën: “Miladinit i vura në dukje punën e Enverit se në KQ nuk ishte zgjedhur sekretar Politik”13, Byroja ishte kundër zgjedhjes së tij. Enveri ia arriti të jetë sekretar politik i KQ mundësuar në fshehtësi nga treshe MiladinMugosha-Gega. Nga marsi ’43 deri tetor ’48 në doku- mente të partisë Enveri asnjëherë s‘vuri funksionin e tij partiak Sekretar politik, për ndryshe Koçi Xoxe në çdo dokument me funksionin sekretar organizativ i KQ të PKSH.

Në shumë faqe të Rezolucionit të Konferencës së Partisë, i shkruar në shqip e serbisht, bëhen goditje për armiqtë e partisë e të luftës, mjaft disa faqe i kushtohen Mustafa Merlikës, përse? Me argumente historike e faktike s’resht së rëni fort kambanës për rrezikun serb e grek për Shqipërinë ndaj dhe rezolucioni e ve në tabelën e qitjes armik për prishjen e marrëdhënieve “miqësore” me fqinjët e nxitje vëllavrasje në Ballkan. Akuza komuniste e Rezolucionit: “Mustafa Mërlika trumbetonte pa pushim edhe për “rrezikun serb e grek” që të shtrembëronte ndjenjat kombëtare dhe të krijonte provokime të pavend për nacionalistët dhe të shtynte kështu në pozita që jo vetëm nuk e dëmtonin okupatorin por ja lehtësonin barrën pse shkaktonin diversion dhe vëllavrasje në Ballkan.”14.

Përfundimi. Dedje (Gjyshi) Komintern porosi të parë kishte “Konferenca të sigurohet nga dështimi” dhe “Detyra themelore e Konferencës duhet të jetë krijimi i një udhëheqje të sigurtë të Partisë” dhe si s’ka më keq Konferenca pushtohet nga dështimi. Komiteti Qendror i Partisë s’zgjidhet me votën e 70 delegatëve të Konferencës por “zgjidhet” nga Komisioni me votën e katër komisionerëve, të zgjedhurit nga Mugosha morën detyrën në këmbë, luftës i mungoi udhëheqja e partisë dhe Partia pa udhëheqje të votuar deri në Kongresi Parë, nëntor 1938. Partisë i mungoi dhe Sekretari i Përgjithshëm i KQ i zgjedhur me vote, në fshehtësi i “zgjedhur” Sekretar Politik nga Miladin-Mugosha madje edhe i refuzuar nga byroistët të jetë në udhëheqjen e Partisë. Enveri dhe Koci Xoxe me detyra paralele: Enveri Sekretar politik i KQ dhe Koci Xoxe Sekretar organizativ, kështu edhe deri në Kongresi i Parë i Partisë. Enveri nën pushtetin e Xoxes, madje edhe i sfiduar së keqi prej tij. Certifikatën e turpit Konferencës ia dha Kryetari Miladin P. në përfundim të Konferencës.

Burime kryesore
1 AQSH, Fondi 14, Dosja 7, 1942
2 Dokumente kryesore të PKSH, viti 1971: ?
2
3.AQSH, Fondi 14, Dosja 10, 1943
4 AQSH, Fondi 14, Dosja 10, 1943
5 AQSH, Fondi 14, Dosja 2, 1944
6. Dosja HS 5/134. Raport i majorit A. C.
Simkos. Erald Kapri. Sekretet e Luftës.
(Dokumente nga Arkivi Britanik.)
7. AQSH, Fondi 14, Dosja 10, 1943
8. AQSH, Fondi 14, Dosja 10, 1943
9. AQSH, Fondi 14, Dosja 10, 1943
10. AQSH, Fondi 14, Dosja 2, 1944
11 AQSH, Fondi 14, Dosja 2, 1944
12. AQSH, Fondi 14, Dosja 2, 1944
13. AQSH, Fondi 14, Dosja 2, 1944
14, Dokumente kryesore të PKSH, 1971:127

Artikulli paraprakTirana dhe Durrësi të mbytur në plehra, po inceneratori mori 7 mln euro në janar-korrik
Artikulli tjetërSPAK zbulon listën e vrasjeve në tentativë! Vëllezërit Çopja porositën 14 ekzekutime, Erion Alibeaj i shpëtoi 4 herë! Në shënjestër edhe Nuredin Dumani