Rama-Berisha, në “luftë” për pronat, por konsensus për kapjen e institucioneve

Edi Rama dhe Sali Berisha i janë rikthyer skenës politike me betejat e vjetra dhe akuza të reja.

Nëpërmjet Ivi Kasos, ish kryeministri akuzoi sot Edi Ramën lidhur me çështjen e pronave në fshatin Vuno të Bashkisë së Himarës. Kaso tha se Gjykata e Vlorës ka ndryshuar vendimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave për një sipërfaqe prej 22.4 hektarë tokë. Sipas tij, toka i ka kaluar trashëgimtarëve të familjes Koleka, të afërm të kryeministrit duke favorizuar kështu Edi Ramën.

Ky i fundit iu përgjigj këtyre akuzave – Unë ua kam thënë, s’marr pjesë, jam mësuar që kur shkon në botën tjetër, hipoteka, paratë në xhep dhe kartat e kreditit nuk funksionale, puna është çfarë le pas, pas le emrin. Ata më parë kanë shfrytëzuar pushtetin për t’u marrë himariotëve prona. Një pronë kam trashëguar unë, studion e tim eti, për të bërë një muze të vogël për nder të tij”. Rama i bëri këto komente gjatë një takimi me kandidatin Vangjel Tavo në Himarë.

Më herët media pranë qeverisë publikuan dhe nje dokument sipas të cilit sekretari ligjor i Berishës dhe ish anëtarja e Gjykatës
së Lartë Ardiana Fullani kanë legalizuar në mënyrë të paligjshme godinën e ish restorant “Berlini” në Tiranë Ndërtesa, e cila ishte e paligjshme, u prish nga Policia Bashkiake e Tiranës në vitin 2010, ndërsa përfituesit e kësaj sipërfaqe toke, afërsisht 200 metra katror, e kanë legalizuar atë sikur të ishte ndërtesë në bazë të një vetëdeklarimi në Drejtorinë e ALUIZNI-t në shkurt të vitit 2013, afërsisht 2 vjet pasi ndërtesa nuk ekzistonte- pretendohej në dokumentat e publikuara.

Akuzat mes kryeministrit dhe paraardhësit të tij vijnë në një kohë kur për gjëra më të rëndësishme se një copë tokë ata duket të kënë gjetur paqen dhe konsensusin. Të tilla akuza më shumë se të vërtetën, priren ta nxisin publikun të besojë se Rama dhe Berisha e kanë seriozisht betejën mes tyre. Edhe pse faktet flasin për një realitet të ndryshëm nga propaganda e palëve./Vna.al

Artikulli paraprakSHBA/ Sezoni elektoral mbizotërohet nga ndryshime dhe kthesa të papritura! Mediat sociale kthehen në arenë për debatin politik
Artikulli tjetërUnë s’kam dalë për të lypur