Majtizmi, një ideologji absurde që do të imponohet edhe te gjinia njerëzore

Nga Ergys Mërtiri

Perfshirja e sportisteve transgjinore qe fitojne trofe duke u ndeshur ne garat femerore ka kohe qe eshte tashme nje problem serioz qe mbahet i mbuluar me force nga institucionet e sportit. Shume vajza sportiste jane detyruar te provojne shijen e hidhur te disfates duke pare mundin, skakrificat, pasionin, enderrat t’iu shkaterrohen, te detyruara te garojne padrejtesisht me burra te konvertuar ne gra.
Ne ato raste kur ndonje prej tyre ka gjetur kurajen te ngreje zerin, eshte perballur me shijen, edhe me te hidhur, tashme te dhunes se pushtetit dhe institucioneve qe i detyrojne te mbyllin gojen e te ulin koken, nese nuk duan te perjashtohen perfundimisht nga cdo gare.
E gjithe kjo ndodh per shkak te nje ideologjie absurde qe kerkon te imponohet me perdhune sipas te ciles njeriu ka te drejte te zgjedhe vete gjinine e vet, e madje edhe me keq, gjinia eshte nje konstruksion social patriarkal dhe si i tille, duhet shkaterruar. Teoricientet e kesaj ideologjie imponojne me force parimin se njeriu eshte ashtu sic ndjehet dhe deklarohet, e nese dikush thote se eshte grua, ai eshte grua dhe askush nuk ka te drejte ta vere kete ne dyshim.
Fillimisht, ne emer te barazise gjinore ky projekt dhunon lirine e individit, e me pas, shkaterron edhe vete gjinine, ne emer te eksperimentit social qe ai projekton si te ardhme per nje bote te re pa vlerat dhe normat qe ne njohim prej shekujsh.
Gjithcka vjen si pasoje e nje kulture te prodhuar nga moderniteti ku trupi dominon mbi aspektet e tjera te shfaqjes se njerezores. E pikerisht aty ku moderniteti shfaq aspektin e vet me qenesor, (tek fiziku, si ne rastin e sportit) vjen dhe paradoksi. Sporti nxjerr zbuluar pamundesine per te eleminuar dallimet gjinore. Ato qe detyrohen ta vuajne gjithcka ne kete mes jane pikerisht grate, ne emer te se cilave eshte ngritur gjithcka.
Ikonografia e nje ideologjie agresive qe kontrabandohet sistematikisht ne cdo event sportiv, e paraqitur se fundi ne shembelltyren e Darkes se Fundit te Krishtit ne nje gosti transgjinoresh, sic u shfaq ne ceremonine hapese te kesaj olimpiade, gjen ketu domethenien e vet kuptimplote. Gruaja, mbetet te jete ajo qe kryqezohet me pas, bashke me vete gjinine si nocion i garancive sociale te saj.
Artikulli paraprak“Barinjtë” e zjarreve
Artikulli tjetërPetro Marko, “retë dhe gurët” e një jete të refuzuar