Ne librin “Cfare duhet bere?”, Lenini shpreh nje neveri dhe gati urrejtje per klasen punetore (popullin ne teresi) e cila nuk po ben revolucion, nuk po perqafon tezen e revolucionit por po shfaq dobesi te medha, indiference, po “bashkepunon”, ose bashkejeton me regjimet kapitaliste dhe ne nje fare menyre duket se eshte bere apatike apo oportuniste.
Ai zhvilloi nje sens mjaft te fuqishem per konspiracion, mbronte aktet radikale (perdorte nje gjihe hiperbolike dhe shume te ashper) te nje grupi qofte edhe shume te vogel njerezish sepse mendonte se vetem ashtu mund te ndizej “revolucioni”.
Gjithashtu ai fajesonte edhe deshtimin e rende sipas tij te “veteshkaterrimit te regjimit kapitalist” sic kishte thene Marksi.
Lenini shprehej se kapitalizmi modifikohej, gjente menyra te mos veteshkaterrohej.
Prandaj krahas neverise per klasen punetore, ai shfaqi edhe tezen e konspiracionit, komplotit, akteve radikale.
Dihet ku coi ajo me pas.
(Shënim në facebook nga Fitim Zekthi)