Debati presidencial në SHBA, Kamala Harris dhe Donald Trump nuk arrijnë dakordësinë për datën dhe vendin

Kandidatët presidencialë të SHBA-së, Donald Trump dhe Kamala Harris ende nuk kanë gjetur dakordsinë lidhur me zhvillimin e debati të tyre të parë kokë më kokë, pasi secili prej tyre sugjeron një media dhe datë të ndryshme nga tjetri.

Pala e Kamala Harris kërkon që debati presidencial të zhvillohet në ABC News më 10 shtator, aty ku ishte planifikuar më parë debati midis Presidentit Joe Biden dhe Trump.

Por i Trump thotë se debati për ABC është përfunduar nga Biden pasi ai u largua nga gara dhe në vend të kësaj sugjeron që ai dhe Harris të debatojnë në Fox News më 4 shtator.

Dyshja do të përballen për presidencën, kur SHBA të shkojë në zgjedhje më 5 nëntor.

Mosmarrëveshja filloi pasi Presidenti Biden u tërhoq nga gara më 21 korrik, dhe Harris u bë menjëherë favorite për të siguruar nominimin demokrat.

Që atëherë, Trump ka qenë i pavendosur nëse ai do të marrë ende pjesë në debatin e planifikuar më parë në ABC News. Rrjetet televizive amerikane kanë negociuar me të dyja palët për të rregulluar data të reja.

Të premten mbrëma, Trump shkroi në rrjetin e tij social Truth Social se ai kishte pranuar propozimin e Fox News për një debat më 4 shtator, i cili pritet të zhvillohet në Pensilvani, një shtet që pritet të jetë përcaktues për rezultatin e zgjedhjeve..

Ai shkroi se moderatorët do të ishin Bret Baier dhe Martha MacCallum të Fox News dhe se rregullat do të ishin të ngjashme me debatin e tij me Biden.

“Nëse për ndonjë arsye Kamala nuk dëshiron ose nuk është në gjendje të debatojë në atë datë, unë kam rënë dakord me Fox për të bërë debat mbrëmjen e 4 shtatorit,” shkroi ai.

Përfaqësuesit e Harris u kundërpërgjigjën, duke thënë: “Donald Trump po vrapon i frikësuar dhe po përpiqet të tërhiqet nga debati për të cilin tashmë ka rënë dakord dhe po vrapon drejt e në Fox News për ta shpëtuar.

“Ai duhet të ndalojë së luajturi lojëra dhe të shfaqet në debatin për të cilin është angazhuar tashmë më 10 shtator,” tha Michael Tyler, drejtor i komunikimit i fushatës Harris.

Nënpresidentja Harris, e cila të premten siguroi votat e nevojshme të delegatëve të partisë së saj për të siguruar emërimin si kandidade, tha të shtunën se ajo ka në plan të marrë pjesë në debatin e planifikuar që më parë.

“Unë do të jem atje në 10 shtator, ashtu siç ka rënë dakord Trump. Shpresoj ta shoh atje”, tha ajo në një postim në platformën X.

Artikulli paraprakNedim Bajrami u kthehet golave, tund rrjetën ndaj ekipit të Serisë A ndërsa pret oferta
Artikulli tjetërTë gjithë ata që Rama vodhi nga “tava” e Metës