Partia e Sali Berishës, nisi që në mëngjes justifikimin e humbjes së mundshme në Himarë, vetëm pak pas hedhjes së votave të para.
Shkak u bënë disa banorë që nuk mundën të votonin dot, për shkak të kartave të identitetit të skaduara.
Edhe pse ata ishin paralajmëruar për rinovimin e tyre, nga vetë mazhoranca, kjo gjë kishte rënë në vesh të shurdhër.
Dhe kaq është dashur, që opozita ta shfrytëzojë dhe të niste thirrjet që në nisje të votimeve, “po na vjedhin”.
Dhe kur KQZ reagoi, për të thënë se ata nuk mund të votojnë, nisën sulmet ndaj kreut të saj, Ilirjan Celibashi.
“KQZ sjell në vëmendje se nuk është organi kompetent për shtyrjen e afateve të vlefshmërisë të dokumenteve të identifikimit.
Për zgjedhësit mbi 75 vjeç vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit është pa afat.
Kështu përcaktohet në ligjit nr. 89/2020, datë 09/07/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002 “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, i ndryshuar””, tha KQZ.
Kaq u desh, që Celibashi të konsiderohet si kamikaz.
Ai Celibash, që bënte lojën e Berishës, gjatë konfliktit të brendshëm mes vetë demokratëve.
“Kryemercenari i KQZ-së!
Eshtë çmenduri të dëgjosh sot përgjigjet e Ilirjan Celibashit në Himarë i cili pranon si pa gjë të keq, që 6 mijë qytetarë nuk mund të votojnë sot për shkak të skadimit të kartës së identitetit! Praktikisht 25% e qytetarëve të Himarës nuk mund të votojnë sot në zgjedhjet e pjesëshme lokale dhe ai që duhet të ishte garantori i mundësisë së votimit të qytetarëve thotë pa pike turpi “nuk dua ta komentoj këtë çeshtje”.
Ore po për çfare del e flet kur nuk mban përgjegjësi as për mbarëvajtjen e ditës së zgjedhjeve. Në zgjedhjet e pjesësshme në Kukës, vendimarrja ishte direkte për shtyrjen e afatit të kartave e po kshu ndodh në çdo proces zgjedhor! Nuk po paragjykoj se çfare orientimi politik kanë 6 mijë votues, por pamundësia e tyre për të votuar sot është qartazi një sabotim i vetëdijshem në aksin KQZ-Ministria e Brendshme!
p.s…fiks banaliteti i të keqes”, shkruan kryeredaktori i portalit të familjes Berisha, Bledian Koka.
Por, tani është koha që t’iu kujtojmë një gjë.
Ishte pikërisht PD, që vendosi në krye të KQZ-së, pikërisht Ilirjan Celibashin, duke refuzuar kandidaturën tjetër, ish-ministrin demokrat, Ilir Rusmajli.
Ndaj le ta gëzojnë tani Celibashin.
Dhe të kujtohen që ishin pikërisht ata që e zgjodhën në krye të KQZ-së, kështu që kur të ankohen, të kapin për gryke ata që ua vunë aty.
Se e vunë me dorë të tyre, nuk ua zgjodhi Rama.