Shifrat zyrtare të një batërdie vjedhjesh

Armand MAHO

Në gusht të vitit 2015, Edi Rama do të shpallte me pompozitet një aksion kundër informalitetit. Aksioni përqendrohej kryesisht tek bizneset e vogla, të cilat do të ishin të detyruara të pajiseshin me kasa fiskale, ndërkohë që prerja e kuponit tatimor ishte kthyer në moton e qeverisë. Gjithkush e mban mend Edi Ramën, teksa dilte nëpër lokalet e ish-bllokut, me një shishe ujë dhe kafe, duke reklamuar copën e letrës ku caktohej shkrimi. Lideri global, do të shprehej se marrja e këtij kuptoni do të thoshte më shumë shërbime në shëndetësi, arsim e të tjera si këto. Nga ky aksion ai kish shmangur ministrin e Financave, Shkëlqim Canin, dhe aksionin e drejtonte ministri i Ekonomisë së asaj kohe reformatori Arben Ahmetaj, sot ministër i Financave. Punët, nuk dukeshin aspak mirë. Për vitin 2015, tatimet dhe doganat rezultonin me një deficit prej 123 milionë dollarëshe rreth 13 për qind e dëmit të përgjithshëm. KLSH do të zbulonte se nga këto, 92 milionë dollarë dëmi do të ishte vetëm në tatime dhe 31 të tjerë në dogana. Sipas raporteve, vetëm në vitin e parë të qeverisjes, qeveria e rilindjes kish abuzuar me 770 milionë dollarë, ndërkohë që trendi ishte në rritje. Dhe si gjithmonë lideri global do e gjente zgjidhjen, duke sulmuar shtresat e pambrojtura… Taksidarët u lëshuan në dyert e bzinesmenëve të vegjël, atyre që nuk bëjnë asnjëherë pushim në ftohtë dhe në vapë, në shi dhe në diell. Kërkonin vendosje kasash fiskale, të cilat shiteshin me trefishin e çmimit të blerjes. Aso kohe flitej se mbrapa importit të tyre qëndronte vëllai i kryeministrit…. Rezultati ishte zhgënjyes! Vetëm në shtator të vitit 2015 humbja nga tatimet ishte 35 milionë dollarë.

Viti 2016

Një vit pas këtij aksioni, sërish gjendja vazhdon po njësoj. Raporti vjetor i KLSH ska dalë ende, por ka qenë vetë Ministria e Financave që deklaron se humbja për periudhën janar shtator ka qenë rreth 36 milionë euro vetëm në dogana, ku 7 milionë i përkasin muajit gusht. Gropa vazhdon të zgjerohet megjithëse bizneseve u mbijnë në derë taksidarët çdo javë. As shkarkimi i Briseidës, duket se nuk ka sjellë ndonjë përmirësim në këtë bilanc. Drejtori i Tatimeve të Tiranës, Stefanaq Kote, dy ditë më parë dha dorëheqjen. Publikisht nuk është shprehur, por sipas portalit Shuplaka.com arsyet kanë qenë punësimi pa kriter i militantëve në këtë sektor jetik për shtetin. “Kote ka parë si pengesë gjatë punës paaftësinë e punonjësve dhe një nga arsyet e dorëheqjes së tij kanë qenë punësimet në institucionin që drejtonte. Gjatë drejtimit të tij mësohet se janë punësuar shumë militantë partie joprofesionistë”, thotë portali në fjalë. Pra, institucioni i cili furnizon me të ardhura shtetin, është kthyer në fole militantësh dhe aq shumë është fryrë ky problem, sa është bërë shqetësim dhe për vetë socialistët siç është rasti i Kotes.

Ku po shkojnë paratë ?

Por natyrshëm lind pyetja se ku shkojnë tërë këto para?! Për vitin 2015 pas aksionit të famshëm, qeveria do të deklaronte triumfin: U regjistruan 39 mijë biznese të reja. Në fakt harroi të shtonte se tek këto 39 mijë shumica ishin ato që siguronin ato pak të ardhura për të mbijetuar. Regjistrimi i 39 mijë bizneseve do të thoshte dhe 39 mijë kasa të shitura, një biznes mjaft i mirë për importuesin kryesor. Por, përveç benefiteve të drejtpërdrejta apo të tërthorta që kishin palë të interesuara, si fjala vjen importuesit që janë mbrapa kryeministrit, pasi janë rreth 12 milionë euro xhiro vetëm nga shitja e tyre me detyrim, sërish duhet të kishte efekt pozitiv në të ardhurat e tatimeve. Por gropa vazhdon! Burime nga tatimet bëjnë të ditur, se tatimet janë kthyer në biznes fitimprurës për klientët e kryeministrit. Kompanitë e mëdha të lidhura me të, operojnë me dy regjistra. Pra, një pjesë e paguajnë në shtet, dhe pjesën tjetër e çojnë në formë rroge tek të përzgjedhurit e liderit global. Shtoi kësaj dhe vjedhjen që bëhet në formë rryshfeti nga të punësuarit në tatime. Nga ana tjetër, një efekt negativ prodhon dhe taksa progresive, e cila ka bërë që shumë biznese me TVSH të fshehin të ardhurat reale. Kjo ishte politika e taksës së famshme progresive që aplikoi Rama. E gjithë kjo situatë ka bërë që të ardhurat të bazohen  kryesisht te bizneset e mesme dhe të vogla, apo nga gjobat që aplikohen rëndom nga taksidarët të importuar nga selia mavi. Paratë nuk shkojnë, për përmirësimin e shërbimit shëndetësor, as për arsim, por thjeshtë pasurojnë një kastë të caktuar klan i kryeministrit.

Artikulli paraprakDenoncimi: Kryepolici mbron autorët që duan të më vrasin
Artikulli tjetërRama i kapur në aferën CEZ po prish hetimin