Nga rënia e flokëve te shtimi i papritur i peshës, shenjat e hershme që sinjalizojnë të rinjtë për problemet me tiroiden

Problemet me tiroiden nuk vërehen vetëm tek njerëzit në moshë madhore por edhe tek të rinjtë.

 

Në rastin e tyre, simptomat e problemeve me tiroiden, shpesh nënvlerësohen, neglizhohen, madje i atribuohen edhe stresit ose ushqyerjes.

Ekspertët thonë se problemet me tiroiden mund të shfaqen në çdo moshë, por njerëzit ndërgjegjësohen për to në moshën e mesme ose më vonë gjatë jetës.

Prandaj, sipas tyre, është shumë e rëndësishme që njeriu të mësojë simptomat paralajmëruese të problemeve me tiroiden që të jetë i përgatitur.

Rënia e flokut

Rënia e flokut është një nga simptomat e lidhura fort me problemet në funksionin e tiroides.

Në varësi të problemit, njeriu edhe në moshë të re mund të përballet me rënien e flokut dhe hollimin e tij.

Konstipacioni

Konstipacioni dhe fryrjet mund të jenë rezultat i një problemi të fshehur me tiroiden, veçanërisht hipotiroidizmin.

Ky problem mund të ngadalësojë disa procese në trup, përfshirë këtu jashtëqitjen.

Luhatjet e humorit

Luhatjet e humorit, ankthi dhe depresioni mund të shkaktohen nga një sërë problemesh përfshirë këtu ato me tiroiden.

Ndryshimet hormonale shkaktojnë shumë drobitje të sistemit mendor dhe nxisin luhatjet e humorit.

Shtimi i papritur në peshë

Ekspertët thonë se shtimi i pashpjeguar dhe i beftë në peshë është një nga simptomat më të përhapura në mesin e njerëzve që vuajnë nga tiroidja, të rinj apo në moshë madhore.

Tharja e lëkurës

Përtharja e lëkurës është gjithashtu një simptomë e hipotiroidizmit dhe ka tendencën të përkeqësohet nga moti i ftohtë.

Sipas të dhënave, 77% e njerëzve që vuajnë nga hipotiroidizmi kanë lëkurë të thatë.

Problemet me kujtesën

Nëse vëreni që keni probleme me kujtesën, atëherë mund ta ketë fajin tiroidja.

Mungesa e përqendrimit dhe harresa janë efekte anësore të mjegullimit të trurit që shkaktohet gjithashtu nga hipotiroidizmi.

I ftohti

problem të mundshëm me tiroiden. Kjo për arsyen se tiroidja njihet edhe si termostati i trupit dhe rregullon temperaturën e tij.

Artikulli paraprakEtrit Berisha si zëvendësues i Alen Sherrit? Klubi i Serisë A kontakton portierin e Kombëtares
Artikulli tjetërShefja e Onkologjikut tashmë “Ish-Profesor i Asociuar” –Silvana Çelikut i hiqet titulli, në krye të detyrës në kundërshtim me ligjin