Autori, identitetin e të cilit autoritetet daneze kanë vendosur të mos e publikojnë në media, u arrestua pasi sulmoi Mette Frederiksen më 7 qershor teksa ajo po ecte në kryeqytetin danez.
“Ne ju gjetëm fajtor për goditjen me grusht në shpatullën e djathtë të kryeministres”, tha gjyqtari Jakob Scherfig në fund të seancës dyditore.
Autori, i cili ka jetuar në Danimarkë për pesë vjet, nuk mund të kthehet për gjashtë vjet pas dëbimit.
Në gjyqin e tij ai mohoi çdo përgjegjësi, duke pranuar se kujton se ishte ballë për ballë me kryeministren, të cilën tha se e njihte, por nuk e preku.
Sulmuesi tha se besonte se humbja e kujtesës ishte rezultat i alkoolit që kishte konsumuar më parë dhe ishte befasuar kur e gjeti veten kaq afër kryeministres daneze,
Pasi u lexua vendimi, ai përmes avokatit të tij njoftoi se e pranon vendimin.
As prokuroria dhe as mbrojtja nuk e thirrën Mette Frederiksen për të dëshmuar si dëshmitare gjatë gjykimit, pasi prokuroria siguroi se çështja ishte ndërtuar pa dëshminë e saj.
Mette Frederiksen u zgjodh kryeministre në vitin 2019 në moshën 41-vjeçare dhe rinovoi mandatin e saj në vitin 2022.