Sipas SPAK, Babameto, i ka vënë në dispozicion informacione të klasifikuara punonjësit të policisë Dedan Gjoni, i cili këto informacione i’a ka transmetuar personave të ndryshëm në konflikt me ligjin në vende evropiane.
Kështu, personat që kanë patur probleme me ligjin në vendet e BE-së janë vënë në dijeni për informacionet që disponon Interpol rreth tyre, duke bërë që të marrin masa për t’iu shmangur ligjit.
“E pandehura Jonida Babameto, me detyrë specialiste e ZQK Interpol Tiranë, i ka vënë në dispozicion informacione të klasifikuara punonjësit të policisë Dedan Gjoni, i cili këto informacione i’a ka transmetuar personave të ndryshëm në konflikt me ligjin në vende evropiane duke i dhënë mundësi këtyre personave që pasi të jenë vënë në dijeni për informacionet që disponon Interpol rreth tyre, të marrin masa për t’iu shmangur ligjit. Po ashtu të dhënat e shpërndara janë të dhëna sekrete, duke konsumuar kështu edhe veprën penale të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal”, thotë SPAK.
Kujtojmë se Babameto është lënë me masën detyrim paraqitje nga GJKKO me një vendim të marrë 24 nëntor 2023.