Në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, analisti Endri Tafani shprehet se situate politike në Shqipëri është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar.
Ai shprehet se “është e vërtetë, janë shumë persona që urrejnë Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij, por janë akoma më shumë persona që urrejnë Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij”.
“Problemi është tek fakti që Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij nuk kanë të rinj në politikë që kanë nevojë për marketing. Kanë më shumë se 30 vjet në ato karrige, kohë e bollshme për çdo votues ta ketë krijuar opinion e tij dhe nuk ka asnjë fushatë marketingu në botë që ta ndryshojë opinionin e konsoliduar prej dekadash të shumicës së votuesve për Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij. Kjo shumicë nuk e voton Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij, as ku janë në kryetar në detyrë dhe as kur janë kryetarë në hije.” – vijon më tej Tafani.
Më poshtë postimi i plotë:
Në thelb, situata politike në Shqipëri është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar.
Po, është e vërtetë, janë shumë persona që urrejnë Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij, por janë akoma më shumë persona që urrejnë Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij.
Strategjia e opozitës është t’i mbushë mendjen shumicës së votuesve që Berisha me bashkëpunëtorët e tij janë më mirë se Rama me bashkëpunëtorët e tij.
Problemi është tek fakti që Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij nuk kanë të rinj në politikë që kanë nevojë për marketing. Kanë më shumë se 30 vjet në ato karrige, kohë e bollshme për çdo votues ta ketë krijuar opinion e tij dhe nuk ka asnjë fushatë marketingu në botë që ta ndryshojë opinionin e konsoliduar prej dekadash të shumicës së votuesve për Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij. Kjo shumicë nuk e voton Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij, as ku janë në kryetar në detyrë dhe as kur janë kryetarë në hije.
Të gjitha justifikimet në çdo humbje elektorale përdoren për të fshehur këtë fakt të thjeshtë. Sepse ky fakt i thjesht nuk i intereson vetëm Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij, por i intereson dhe gjithë atyre që duke qenë të paaftë vetë politikisht të mbledhin vota, rrinë vërdallë kryetarit për të kapur pak pushtet nga kova e votave që mblidhen.
Kove e cila sa vjen e bëhet më e vogël dhe karriget gjithmonë e më të pakta, për njerëz që nuk i voton as lagja e vet. Prandaj dhe mbyllja e listave dhe vendet e sigurta për deputet në to, është thjesht pasoja e një shkaku shumë të thjeshtë politik.
Po, është e vërtetë, janë shumë persona që urrejnë Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij, por janë akoma më shumë persona që urrejnë Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij dhe kjo diferencë mes palëve sa vjen e thellohet në numra.