Albin Kurti kompromenton pozitën e shqiptarëve në Ballkan!

Nga Azgan Haklaj

Shqiptarizmi duhet ti shpallë nongrata rrugaçë politik të tillë!

Divorci politik mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit jo vetëm është fakt por dalë nga dalë po rikthehet në një problem plus në mosfunksionimin normal të dy intitucioneve me të nalta të Kosovës.
Rasti “Shkupi” ku Presidentja Osmani u dhunua deri fizikisht nga autoritetet maqedonase nxori në pah anën me errët të
Albin Kurtit, atë të një egoizmi e protagonizmi të shfrenuar e aspak të
merituar.
Këto cilësi e të tjera përjetime të tij të
dyshimta që përfolen lirisht sot në Prishtinë sikundër edhe formimi neo-marksist i shpërfaqur duket se jo vetëm po e zvogëlojnë reputacionin e tij elektoral e ndërkombëtar por po e çojnë siç thotë populli te dera e hasmit.
Mjafton të ndjekësh prononcimet e tij në vizitën e pakuptimtë në Shkup fill pas incidentit të rëndë diplomatik që të ndërgjegjsohesh se ai jo vetëm ka pasur gisht në këtë precedent të rrezikshëm por është dhe bashkëideatori i tij.
Pyetjeve të shumta se cili ishte qëndrimi zyrtar i Prishtinës pas incidentit me Presidenten Osmani ai ju përgjigj ftohtë se po priste raportin policor nga vendngjarja.
Po cilin raport pret ky mjeran?!
Ndonjë raport komisioni ndërkombëtar dypalësh apo atë të policëve shovenë maqedonas që dhunuan presidenten dhe injoruan poshtërsisht jo vetëm Republikën e Kosovës por edhe sedrën kombëtare të gjithë shqiptarëve.
Kjo në fakt me një analizë e deduksion të thjeshtë nuk është rastësi as lajthitje prej një konflikti institucional në Prishtinë.
Eshtë rrugë poshtërsisht e përshkruar nga Albin Kurti kundër faktorit politik patriotik shqiptar në Maqedoninë e Veriut apo në
Luginën e Preshevës.
Vegimi i tij megaloman si babai i “kosovarizmit” “Kombit Kosovar” dhe si lider i stisur të shqiptarëve në Ballkan duket se ja ka errësuar sytë.
Por kemi gjithë arsyet logjike të besojmë se ka diçka me tepër në këto veprime kontraverse…
Koha do e deshmojë ndoshta shumë shpejt.
Por mbi të gjitha veprimet e Albin Kurtit kundër Ali Ahmetit, Vjosa Osmanit, liderëve nacionalistë në Luginën e Preshevës, injorimi dhe goditja e luftës së UÇK-së etj janë në korrelacion të plotë me strategjinë e hapur të nën tokës serbo-ruse.
Këto veprime duhen parë lidhur me situatën e kontekstin që mbretëron në Kosovë ku pas shashkave në emer të “nacionalizmit” e “ sovranitetit” me bankat, Urën e Mitrovicës e suprimimin e sherbimeve postare në veri pa u kordinuar me faktorin ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë me aleatët strategjikë ai ka hasur në reagimin me të ashpër të SHBA-ve dhe aleatëve euroatlantikë.
Ky reagim nuk ka qënë i tërthortë e diplomatik por i drejtëpërdrejtë dhe agresiv.
Nuk ka gjë më të rëndë sesa Kryeqeveritari i Kosovës të detyrojë Kryealeatin e shqiptarëve SHBA-në të prononcohet se veprimet e Albin Kurtin po rezikojnë veprimtarinë e ushtarëve të NATO-s që janë garanti i sovranitetit të Kosovës.
Do të ishte minimal efekti i këtij rrënimi të
rrëmbyeshëm përsonal i imazhit të Albin Kurtit nëse do të limitohej në përsonin e tij, por kjo po ndikon dukshëm negativisht në të sotmen e të ardhmen e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon.
Matthew Miler zëdhënës i Departamentit të Shtetit deklaroi se:
“Veprimet e fundit të pakordinuara të
Qeverisë së Kosovës rrezikojnë mundësitë të cilat i ka krijuar vendi me ndihmën e SHBA-ve.
Ai tha se SHBA kanë qenë partner i fuqishëm i Kosovës qysh nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008-të.
SHBA ka mbështetur fuqishëm integrimin e plotë të Kosovës në komunitetin ndërkombëtar si demokraci sovrane e multietnike.
Inkurajojmë Qeverinë e Kosovës të kthehet në angazhim të afërt dhe konstruktiv me SHBA-në -BE-në dhe NATO-n dhe me partnerët e tjerë të afërt ndërkombëtarë të Kosovës” u shpreh zëdhënësi i DASH-it Matthew Miler.
Natyrshëm shtrohet pyetja??!
Ku janë politikanët shqiptarë?!
Ku vajti retorika e përbetimet nacionaliste të Sali Berishës e Ilir Metës që injoruan këtë rast ekstrem si shkak për të reaguar??!!
Heshtja e tyre ka vetëm një shpjegim:
Ishin të zënë me belerizimin e helenizimin e Himarës!
“Marrja (turpi) nuk vjen me tupana (daulle) thonë nga anët tona.
Ky është një veprim i papërgjegjshëm sa aventuresk po aq edhe ordiner e rrugaçëror.
E atëherë teksa shkruaj jo pa dhimbje këto radhë me vjen ndërmend postulati i At Zef Pllumit:
“Eshtë e çuditshme që një popull kaq i vogël nxjerrë kaq shumë rrugaçë”!
Natyrisht e ka pasur fjalën për rrugaçët politikë.
Sigurisht që rrugaçë të tillë duhet të shpallen nongrata nga shqiptarizmi.

Artikulli paraprak“Janë shumë njerëz që e urrejnë Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij, por janë akoma më shumë që e urrejnë Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij”/ Analisti Tafani zbulon arsyet e krizës
Artikulli tjetërGoditi me bastun shokun e dhomës pas sherrit për krevatin, detaje nga krimi! Viktima kishte 4 vite që qëndronte në azil