Nga Mirela Karabina
Rreth 20 mijë maturantë që kanë aplikuar për në universitete për vitin 2024-2025, gjysma e tyre kanë zgjedhur të studiojnë në Teknologji dhe Mjekësi, pohuar nga Arjan Xhelajt Drejtor i RASH (Rrjeti Akademik Shqiptar).
Maturantët kanë ”injoruar” dhe degë të shpalluara prioritet kombëtar, ku mësuesia zë vendin kryesor dhe përbën problem madhor, pasi jo shumë larg, vendi do të mbetet pa mësues.
Kërkesat e studentëve për të ndjekur studime në degë që kërkon tregu jashtë vendit, dëshmon hemoragjinë e pandalshme të trurit.
Dhe kjo për shkak të qeverisë së Edi Ramës, e cila në vend të vizionit për të nesërmen, strategjive reale dhe politikave mbështetëse për të orientuar studentët drejt tregut vendas në radhë të parë dhe siguri për punë e pagë dinjitoze, në fakt, përmes korrupsionit kapilar po shkatërron zhvillimi dhe të ardhmen e vendit.
Propaganda e Edi Ramës: “arsimi i gjeneratës tjetër”, “arsimi i lartë skemë e re financimi e shërbimesh”, ka zëvendësuar investimin real për programe universitare të lidhura më tregun e punës, mungesë studimit real të tregut vendas, hapjes së vendeve të punës dhe plotësimit të nevojave të tij.
Fatkeqësisht, herë me dashje dhe herë pa dashje për shkak të ekzistencës, dhe vetë universitetet janë kthyer në një atavizëm të propagandës së qeverisë duke u investuar dhe ata në degë për tregun e jashtëm.
Edhe pse nevoja për mësues është shqetësim kombëtar, interesi për të vazhduar në degët e mësuesisë është lënë në rrjedhë të lirë duke boshatisur auditoret në degët matematikë, fizikë, gjuhë e letërsi, ndërkohë që për Teknologji, Mjekësi e Infermieri kërkesat janë të pandalshme.
Kjo situatë emergjente e “eksportit të trurit” kërkon përgjegjshmëri dhe vullnet politik për zgjidhje reale.
Partia Demokratike-Demokratët Euroatlantikë me programin e saj qeverisës ka zgjidhje reale për orientimin dhe mbështetjen e programeve universitare sipas kërkesës së tregut me qëllim lidhjen natyrale të kërkesës me ofertën duke garantuar punësim dhe zhvillim; kualifikim të të rinjve shqiptarë në profesione konkurruese dhe mbështeteje për 10 mijë studentë me stazh me pagesë pas mbarimit të universitetit me qëllim lidhjen e teorisë me praktikën; hapjen e katër qendrave të mëdha trajnimi në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit për 25 mijë të rinj me pagë mesatare 2000 euro në muaj, e cila do të ndryshojë jetën për 25 mijë familje shqiptare.
Vetëm me të rinj të mirëkualifkuar Shqipëria ndalon “eksportin e trurit” dhe prek ndryshimin.
Shqiptarët nuk e meritojnë qeverinë e korruptuar të Edi Ramës.
Studentët meritojnë më shumë, shqiptarët meritojnë më shumë, Shqipëria meriton më shumë.