Aksi Thumanë-Kashar, qytetarët sërish në protestë/ Vetëm deputetet Bakiu dhe Ulliri në mbështetje

Disa qindra banorë të Krujës, Fushë-Krujës dhe Thumanës kanë nisur sërish një protestë, duke bllokuar aksin Thumanë-Kashar.

Kjo është protesta e 4-t që banorët e zonës zhvillojnë në këtë aks, duke kërkuar nga autoritetet që të respektojnë projektin fillestar, që parashikonte hyrje-dalje në rrugën e re, duke i dhënë akses banorëve që të ndërlidhin dy rrugët, atë ekzistuesen dhe autostradën e re.

Banorët pretendojnë se jeta e tyre është izoluar krejtësisht dhe bizneset po u falimentojnë, për shkak të mungesës së hyrje-daljeve në aksin e ri.

Deri më tani nga ARRSH apo nga ministria e Infrastrukturës që drejtohet nga Belinda Balluku nuk ka pasur asnjë reagim, ndërsa përgjigjia e vetme që i është ofruar banorëve janë disa qindra policë, që zhbllokojnë forcërisht rrugën dhe më pas ndalojnë protestues.

Kujtojmë se në mbështetje të banorëve nga deputetët e opozitës, kanë marrë pjesë vazhdimisht vetëm Merita Bakiu dhe Andia Ulliri, njëkohësisht një rol të veçantë ka luajtur edhe kryetari i PD – Demokratët Euroatlantikë, dega Krujë, Sabah Sheta.

Sali Berisha ka zgjedhur të kyçi gojën për oligarkun Ulaj, për shkak të lidhjeve të ditura botërisht.

Capture 125

Artikulli paraprak“S’vijnë tek ne, por tek persona të ‘zgjedhur’”- BIRN: Fondet e BE-së, të paarritshme për fermerët e blegtorët shqiptarë për shkak të burokracive dhe mungesës së informacionit
Artikulli tjetërSPAK zbulon vilën e prindërve të Redi Mollës: U ble 300 mijë euro dhe u rikonstruktua nga “5D”