Dokumenti ekskluziv/ SPAK po heton Erion Veliajn, edhe për prishjen e Teatrit Kombëtarë

Pak ditë më parë Erion Veliaj u shfaq me një grusht të vogël aktorësh në kantierin e Teatrit Kombëtar, i cili u shemb dhunshëm në 17 maj 2020, pas një proteste të gjatë të qytetarëve, aktorëve dhe shoqërisë civile.

Para shembjes së Teatrit, një grup qytetarësh ju drejtua SPAK, me një padi kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

SPAK i është përgjigjur interesimit të një prej kallëzuesve mbi ecurinë e hetimeve. Sipas përgjigjes zyrtare të Prokurorisë së Posaçme të firmosur nga Adnand Zholi me delegim të drejtuesi Altin Dumani, të cilën Alfapress.al e ka siguruar, hetimet ndaj Veliajt për Teatrin Kombëtarë vijojnë.

Dokumenti ekskluziv/ SPAK po heton Erion Veliajn, edhe për prishjen e

Ky është hetimi i radhës që ka në qendër kryebashkiakun e Tiranës, i cili ndodhet nën lupën e SPAK për Inceneratorin dhe dosjen 5D. Gjithashtu një hetim i gjerë pasuror ndaj kryebashkiakut dhe familjarëve të tij është në kulmin e tij./Alfapress.al

Artikulli paraprakPortali diskriminues partiak “Mësues për Shqipërinë” që “zhvlerëson” universitetin dhe licensën e mësuesit
Artikulli tjetërAkuzohen për pastrim parash, Prokuroria dërgon për gjykim dy persona: Nuk justifikojnë pasurinë