Shpërthen një autobot me karburant në autostradën Tiranë – Durrës, dy të lënduar

Një autobot me karburant ka shpërthyer në autostradën Tiranë – Durrës

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur teksa po furnizohej në pikë karburanti, ndërsa është shkaktuar radhë e gjatë automjetesh në autostradë.

Si pasojë e këtij shpërthimi kanë mbetur të lënduar dy persona, punonjës të karburantit.

Autoboti është larguar nga pika e karburantit, ndërsa zjarri është shuar nga shërbimet zjarrfikëse që kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në një pikë karburanti, është përfshirë nga flakët një automjet që transporton karburant.

Për pasojë janë lënduar shtetasit Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz dhe shtetasi E.P., rreth 35-vjeç, (të dy punonjës të karburantit), të cilët janë trasportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve zjarrfikëse dhe Policisë ka izoluar flakët duke shmangur përfshirjen nga zjarri të çisternave me karburant.

Shërbimet e Policisë evakuan në kohë, personat e tjerë që ndodheshin rreth zonës në rrezik.

Zjarri është shuar tërësisht dhe lëvizja e mjeteve në të dy krahët e autostradës po vijon normalisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakNoizy në burg/ Stresi i kërkon ndihmë kryeministrit: O Edi Rama, dil fol për shokun tonë! E padrejtë, kaq kollaj qenka…
Artikulli tjetërNë QSUT mungojnë barnat jetike, në rrezik jeta e pacientëve