Takim Rusi-Turqi-Iran për Sirinë

Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Turqisë thanë të martën se evakuimi i qytetit të rrethuar të Alepos duhet të përfundojë brenda dy ditësh. Më tepër se 37 mijë njerëz janë evakuuar tashmë dhe synimi është deri të mërkurën në mbrëmje evakuimi të përfundojë.
Pas një takimi në Moskë të martën të ministrave të Jashtëm të Rusisë, Turqisë dhe Iranit, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov i tha gazetarëve se të tri vendet do të përdorin ndikimin e tyre për të detyruar evakuimin, duke sugjeruar se ata janë bërë ndërmjetësit kryesorë të konfliktit 6-vjeçar në Siri.
Ministrat e Jashtëm, të cilët diskutuan për të ardhmen e Sirisë, ranë dakord që të garantojnë bisedimet e paqes dhe ta zgjerojnë armëpushimin në mbarë Sirinë.
Por një armëpushim i zgjeruar do t’i përjashtonte grupet militante Shteti Islamik, Frontin Fatah al-Sham dhe grupin militant libanez Hezbollah, që mbështet qeverinë siriane.

Artikulli paraprakSfidë e veçantë Agostineli: “Fitojmë ne”
Artikulli tjetërSHBA shton sanksionet kundër Rusisë