Del jashtë kontrollit zjarri në Pustec, ‘kërcënon’ doganën e Goricës

Vazhdon me intensitet të lartë zjarri në Pustec për shkak të përhapjes së flakëve në shumë drejtime.

Mësohet se sipërfaqja e djegur i kalon 150 hektarë bimësi.

Vatrat e zjarrit janë përhapur aq shumë sa kanë dalë nga kontrolli dhe rrezikojnë t’i afrohen edhe doganës së Goricës dhe fshatit Goricë e Madhe.

Era po e përhap zjarrin edhe në drejtim të Pogradecit, përgjatë Malit të Thatë. E vetmja alternativë për të lokalizuar vatrat duket se mbetet ndërhyrja nga ajri.

Artikulli paraprakU vra nga policia serbe, varroset në vendlindje Faton Hajrizi
Artikulli tjetërKujdes në pishina, ja mikrobet që mund të merrni! Masat e nevojshme të sigurisë