Nga Free Berisha tek Free Noizy!

Nga Ermal Peçi

Staniacioni i pafundëm shqiptar ka prodhuar efekte apo transformime të shumta sociale, kalimi nga komunizmi në një formë të demokracisë hibride ka prodhuar një sërë pasojash tek shoqëria shqiptare.
Mos ngritja e institucioneve, mungesa e besimit, mungesa e drejtësisë, parcelizimi i pushtetit ka krijuar një çoroditje sociale dhe një mos kuptim i asaj se çfarë është demokracia dhe ligji për pjesën më të madhe të shoqerisë.
Në dy dimesione të ndryshme, nga dy fusha të ndryshme, sot janë dy personazhe, të cilët kërkojnë liri, një është Sali Berisha dhe i dyti është këngëtari Rigels Rajku me emrin e artit Noizy.
Në fakt të dy kanë histori të ndryshme, por fabula është e njëjtë, para se të flasë drejtësia, të dy kërkojnë liri.
Berisha e kërkoi vetë arrestin në shtëpi duke thyer 3 herë masën për detyrim paraqitje nga GJKKO.
Janari e në vazhdim poshtë ballkonit të tij mblidhen nostalgjikët mbi 60 vjeç e sipër dhe borxhllinjtë që e kanë karrierrën politike ose pasurinë e krijuar vetëm falë tij. Mblidhen çdo ditë për të vazhduar teatrin që i nevojitet duke sulmuar Sorosin, duke sulmuar SHBA, duke folur për çdo gjë tjetër vetëm për marrëveshjet që ai bën me Ramën nuk flet.

Një sherr i zhvilluar në Pejë në një diskotekë ku ka ngelur i dhunuar Med Iseni ai ka drejtuar gishtin nga Noizy edhe grupi i tij. Një kallzim penal, i cili i ka ndaluar Noizyt veprimtarinë e tij muzikore, ka sjellë dhe një reagim të fansave, por dhe të këngëtarëve që ai ka bashkëpunuar.
Nuk ka ngelur bashkëpunëtor muzike I cili në koncertin e tij apo në rrjetet sociale nuk ka publikuar free Noizy apo ta ketë thërritur me zërin e vet.

Artikulli paraprakVajza u vdiq një muaj më parë në gomonen e mbipopulluar, familja e 21-vjeçares: Do të tentojmë sërish të kalojmë Kanalin Anglez, nuk kemi zgjidhje tjetër
Artikulli tjetërA ka shpërthim të virusit “Ethet e Nilit” në Shqipëri? Epidemiologët: Janë rreth 3 mijë persona të infektuar, ja sa është përqindja e humbjeve të jetëve